Panetta: Al Kaeda përbën rrezik real

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta ka deklaruar se Al Kaeda nuk është mposhtur ende dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim real.
Në një intervistë për CBS, shefi i Pentagonit ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga pas rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit kudo që ndodhet.
" Al Kaeda ende nuk është mposhtur. Ajo përbën ende një kërcënim real, vazhdon të jetë atje jashtë dhe ne duhet të vazhdojmë ta mbajmë nën presion” ka theksuar Panetta.
Pas vrasjes së liderit të Al Kaedas Osama bin Laden, në krye të saj mendohet se është mjeku egjiptian Ayman al Zawahri, krahu i djathtë i Bin Laden, dhe truri operacional i sulmeve të 11 shtatorit.