E Diel, 1 Nëntor 2026

Moska lejon tubimin “për zgjedhje të ndershme”

Zyra e kryetarit të Moskës ka lejuar organizatorët e aksionit “Për zgjedhje të ndershme”, të mbajnë tubimin e planifikuar më 4 shkurt.
Zëvendëskryetari i Moskës, Aleksander Gorbenko, ka konfirmuar se zyra e bashkisë ka rënë dakord “për njërin nga variantet e propozuara të aksionit”.
Ai tha se organizatorët kanë leje për tubimin ndërsa pritet që marshimi të nisë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, sipas kohës lokale.
Tubimi pason disa protesta që janë zhvilluar në Moskë dhe qytete të tjera ruse, kundër manipulimeve në zgjedhjet e dhjetorit të kaluar.
Rusia e Bashkuar, partia e kryeministrit aktual, Vladimir Putin, ka fituar më 4 dhjetor, ndonëse me rënie të madhe të numrit të votave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›