E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për president në SHBA, Obama nis fushatën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka kërkuar Kongresit të vërë më shumë taksa për të gjithë të pasurit, të cilët, ashtu si edhe kandidati republikan për president, Mit Romni, fitojnë më shumë se një milion dollarë në vit.

"Këtu nuk bëhet fjalë për konflikt klasash, por për një mirëkuptim të shëndoshë", ka thënë Obama gjatë vizitës që i ka bërë një fabrike në Ajoa.

Presidenti i SHBA-së bëri po ashtu thirrje për rivendosjen e bazës prodhuese në vend, e cila, sipas tij, ka pësuar humbje të mëdha në recesionin e viteve të fundit.

Ajoa, shteti federal në të cilin Obama ka korrur fitore në fushatën presidenciale më 2008, është ndalesa e parë në turneun e tij në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia AP ka vlerësuar se fjalimi i Obamës tregon se ai tashmë ka nisru fushatën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›