OKB e shqetësuar për Libinë

OKB është vënë në dijeni mbi lajmet se milicitë në Libi kanë dalë nga kontrolli dhe mbajnë mijëra persona të mbyllur në qendra sekrete burgimi, ndërkohë që qeveria e dobët e përkohshme përpiqet të shtrijë autoritetin e saj.
Këshilli i Sigurimit është informuar se aktet e fundit të dhunës të regjistruara në qytetet Tripoli, Bani Ualid dhe Bengazi kanë nxjerrë në dukje problemin.
Mbi 8 mijë mbështetës të Gaddafit mbahen nën kontrollin e grupeve militante, të cilat dyshohet se kanë kryer edhe tortura, deklaruan zyrtarë nga Kombet e Bashkuara.