E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazira ne Siri gaz lotsjelles ndaj turmave

Forcat e sigurisë në Siri kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë pjesëmarrësit e protestës më të madhe të organizuar në Damask në një muaj të mbushur me trazira. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje,  protestuesit  që bënin thirrje për reforma apo largimin e presidentit Bashar al-Asad pas lutjeve tradicionale të së premtes ishin dhjetëra mijëra.

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në tubime dhe në qyetet e tjera siriane Dera, Latakia, Banijas dhe Qamishli – vende ku edhe me parë janë raportuar akte dhune. Demostruesit kanë treguar  kartonin e verdhë për Bashar al Adsad ndërsa i kanë kujtuar presidentit se ka ardhur koha  të lerë mënjanë arrogancën dhe t’i përgjigjet kërkesave të popullit të tij.

Vetë Al Asad që  trashëgoi pushtetin nga i ati në vitin 2000 ka emëruar një qeveri të re. Qeveria e kryeministrit, Adel Safar pritet të nisë një valë reformash, përfshirë dhe heqjen e një ligji të emergjencës që ishte vendosur nga partia Bath e Assadit që prej marrjes së pushtetit në vitin 1963.

Delina Bitraku
       

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›