E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime ne Libi Gadafi me bomba e granata spanjolle

Trupat e diktatorit libian Muamar al-Gadafi, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut vazhdojnë të përdorin municion dispersiv në afërsi të zonave të banuara. Së paku tri granata të tilla kanë shpërthyer mbi Misratën, ku zhvillohen aktualisht luftime të ashpra deklaron, Organizata e të Drejtave të Njeriut në Nju Jork.

Ekspertët kanë identifikuar municionin, origjina e të cilit është nga Spanja. Municion dispersiv quhen bomba apo granata, të cilat shpërndahen në predha të vogla mbi një fushë luftimi dhe bien poshtë në formë shiu. Qeveria libiane mohoi përdorimin e këtyre armëve. Misrata është e rrethuar prej më shumë se gjashtë javësh nga trupat qeveritare. Qyteti i tretë në vend për nga madhësia është fortesa e fundit e rebelëve në perëndim të Libisë.

Një Konventë ndërkombëtare e nënshkruar nga 100 shtete ndalon përdorimin e municioneve dispersive, por konventa në fjalë nuk është nënshkruar nga Libia. Ndërkohë, vendi duket se ka ndarë sërish SHBA-në, Francën e Britaninë së Madhe me Rusinë.  Zëvendësimi i diktatorit libian Muamar al-Gadafi nuk mbulohet nga rezoluta e OKB-së për Libinë, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov pas një samiti të këshillit NATO-Rusi në Berlin. Në të njëjtën kohë Lavrov kërkoi një zgjidhje politike të konfliktit në Libi.

Delina Bitraku
       

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›