Një tërmet 5.4 ballë godet Greqinë
Zakynthos Një tërmet tronditi sot pjesën jugperëndimore të Greqisë, por nuk ka njoftime për dëme apo viktima, njoftoi policia. Tërmeti me intensitet 5.4 ballë sipas shkallës Rihter ra pas orës 23:00 GMT, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Athinës. Policia njoftoi se epiqendra ishte në jug të ishullit Zakynthos në detin Jon.