E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hubble i NASA-s fotografon përplasjet në Jupiter

Çfarë po ndodh në sipërfaqen e planetit gjigant është aq shumë spektakolare saqë NASA vendosi të ndërpresë fazën e testimit të instrumenteve të teleskopit hapësinor dhe ta drejtojë atë drejt njollës së madhe të bardhë në sipërfaqen e Jupiterit. Njolla u zbulua nga astronomi amator nga Australia, Anthony Wesley.

Ka shumë mundësi që ajo të jetë krijuar nga përplasja e një komete apo një asteroidi të vogël që është shpërbërë në atmosferën e planetit. "Mundësia për të vëzhguar përplasje me këto përmasa është shumë e rrallë dhe ne jemi me fat që mund ta vëzhgojmë me teleskopin Hubble", deklaroi Amy Simon-Miller nga qendra hapësinore Goddard në Greenbelt.

Imazhet e fotografuara nga Hubble tregojnë një lloj drite, një "shatërvan' mbetjesh hapësinore që shkaktohet nga turbullira e fortë e atmosferës së Jupiterit. Veç faktit se fenomeni është spektakolar, fotot dëshmojnë edhe se misioni i fundit i mirëmbajtjes së teleskopit, ka dale me sukses, njoftoi NASA.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›