Afganistan, vriten në një sulm 2 komando shqiptarë
KANDAHAR- Dy komando shqiptarë janë vrarë pas një sulmi të ndodhur sot në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontingjentit “Eagle-4”, është hapur zjarr prej efektivëve të policisë afgane, sic njofton ministria e Mbrojtjes.
Komandët e vrarë janë Kapiten Feti Vogli, 31 vjec nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci 23 vjec nga Lekbibaj i Tropojës, të cilët fillimisht morën plagë të rënda, ndërsa më pas humbën jetën në spital.
Ministria e Mbrojtes sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.
Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Por papritur, në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale.
Po sipas njoftimit të ministrisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4",
të cilët më pas humbën jetën në spital. Ndërkohë që mësohet se janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të efektivave tona.
Kjo është hera e parë që dy komando shqiptarë, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humbin jetën në Afganistan. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012.
Ministria e Mbrojtjes: FA humbën dy ushtarë të zotë
Në një konferencë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaroi edhe njëherë se vrasja e dy komandove shqiptarë në Kandahar është bërë nga “një grup personash të veshur me uniformën e policiëve afgane”.
Ministria e Mbrojtjes ngushëllon familjet e tyre duke theksuar se, “Forcat e Armatosura humbën dy ushtarakë të zotë, të devotshëm, të përgatitur më së miri për plotësimin e detyrave në shkallë shumë të lartë vështirësie, ndërsa familjet humbën njerëzit e dashur. Janë marrë të gjitha masat për riatdhesimin, ceremonialin e ndërimit dhe mbështetjen financiare të familjeve”, thuhet në njoftim.
“EAGLE 4” u nis në Afganistan në 16 janar
Dy komandot shqiptare që humbën jetën sot në afërsi të Kadaharit ishin pjesë e misionit “EAGLE 4” që u nisën nga Tirana drejt Afganistanit në 16 janar të këtij viti.
“EAGLE 4” ishte kontigjenti i 10-të paqeruajtës, të cilit iu bashkuan edhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë pjesë e kontigjentit OMLT 2, të ekipit trajnues të policisë afgane.
Kontingjenti “EAGLE 4” përbëhej nga 45 efektive të Batalionit të Forcave Speciale. Ky kontingjent zëvendësoi kontingjentin “EAGLE 4”, i cili ndodhej me mision luftimi në terren, në vijën e parë të frontit të luftës në Kandahar, Afganistan.
Kontingjenti “EAGLE 4” u atashua pranë Komandës së Forcave Speciale Amerikane dhe drejtohej nga Nënkolonel Behar Mara. Ky kontigjent eshtë në përbërje të komandës së forcave italiane në Herat dhe drejtohet nga Nënkolonel Arben Kingji.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Treguan heroizëm për vlerat e demokracisë 20 janar, ushtari afgan vrau 4 francezë, Parisi pezulloi operacionet VIDEO: Ministria e Mbrojtjes: FA humbën dy ushtarë të zotë