Kabllogrami i Withers për Gjunkshin: Shefi i Shtabit, i korruptuar
TIRANE - Misionet paqeruajtëse shqiptare shpesh herë janë shoqëruar dhe me akuza për afera korruptive të zyrtarëve më të lartë të forcave të armatosura. Një prej tyre është edhe shefi aktual i Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, emri i të cilit u përmend gjatë kabllogramëve të Ambasadës Amerikane, të zbuluara nga Ëikileaks, ku theksohej se ai merrte ryshfet për të dërguar ushtarë shqiptarë në misione paqeruajtëse.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare është një njeri i korruptuar që merrte deri në 7 mijë dollarë për të dërguar një ushtarak shqiptar në Irak.” Kjo u bë e ditur në një kabllogram shokues që ish-ambasadori amerikan Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidhur me shefin aktual të Shtabit, kolonel Xhemal Gjunkshi.
Kabllogrami zbuloi një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Sipas tij, kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht në Irak.
Ambasadori amerikan thekson në kabllogram se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.
Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.
Shefi aktual i Shtabit akuzohej jo vetëm për ryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.
Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ia dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjioze “New York Times”, e cila në atë kohë ishte bërë shumë e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit.
Ambasada shkruan se praktikë e ryshfeteve në misionet paqeruajtëse nuk është e re për ushtrinë shqiptare dhe pasojat e saj janë se në misionet komando jashtë po dërgohen edhe njerëz të patrajnuar.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të shqetësuara nga kjo skemë e gjerë ryshfetesh në ushtri dhe vetë ambasadori Withers shkruan në dokumentet nisur Washingtonit se do e ngrinte këtë shqetësim tek drejtuesit më të lartë të qeverisë. Nuk dihet nëse ambasadori amerikan e ka bërë këtë, por vetëm pak javë më parë njeriu që përshkruhej prej tij si një element i korruptuar i ushtrisë shqiptare është ngritur në detyrë, duke u bërë nga komandanti i regjimentit të komandove shef i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare.
(er.nu/news24/BalkanWeb)