E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i Kosovës, serbët bllokojnë sërish EULEX-in

Disa automjete të EULEX-it janë penguar të kalojnë në vendin e quajtur Dolani, në komunën e Zveçanit nga serbët e drejtuar nga strukturat ilegale. Automjetet e EULEX-it që ishin drejtuar për në Jarinë, pas një qëndrimi të shkurtër, janë kthyer prapa dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar për në drejtim të Zubin Potokut, në fshatin Jagnjenicë. Sipas mediave serbe, përfaqësuesit e Kuvendit të komunës së Zveçanit theksojnë se me përfaqësuesit e KFOR-it dhe të EULEX-it kanë arritur të shtunën një marrëveshje me të cilën parashihet që deri të mërkurën e ardhshme të lejohen të kalojnë nga tri automjete, me kushtin që në to të ketë vetëm përfaqësues të misionit të BE-së në Kosovë dhe doganierë të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›