Japoni, homazhe për viktimat e cunamit të marsit 2011
Japonia zhvilloi dje homazhe për mijëra viktima të tërmetit dhe cunamit që shkatërroi një vit më parë brigjet verilindore të saj dhe shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore që prej një çerekshekulli. Në pjesën më të madhe të vendit, çdo gjë u ndërpre në orën 05:46, koha kur tërmeti i fuqishëm nëntë ballë rihter goditi Verilindjen e vendit, më 11 mars 2011. Transportet publike u ndërprenë dhe u mbajt një minutë heshtje në lagjet tregtare të Tokios dhe qytetet kryesore japoneze për të nderuar kujtimin e rreth 19 000 të vdekurve dhe mijëra të zhdukurve. Perandori Akihito, i sapodalë nga spitali pas një ndërhyrje kirurgjikale dhe Kryeministri Yoshihiko Noda mbajtën një fjalim gjatë një ceremonie të organizuar në Teatrin Kombëtar të kryeqytetit. Në rajonet e shkatërruara u ndezën mijëra qirinj, në kujtim të viktimave.