E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaki, zgjedhjet e parakohshme, fiton e majta

Partia Socialdemokrate në opozitë fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Sllovaki. Ajo mori 84 nga 150 vendet në Parlament. Sondazhet e mëparshme kishin paralajmëruar se të djathtët në pushtet nuk do të ishin më në gjendje të ruanin shumicën. Kryeministri i ri, Robert Fico, ka premtuar që të vazhdojë me politikën e reduktimit të deficitit buxhetor, si dhe synon të aplikojë një sistem tatimi të ndryshëm për çdo klasë, me të pasurit që do të paguajnë më shumë përqindje të të ardhurave të tyre. Qeveria e shkuar e qendrës së djathtë u përfshi në disa skandale financiare, që e dëmtuan reputacionin e saj. Zgjedhjet e Sllovakisë ishin të parakohshme, vetëm dy vjet pas zgjedhjeve të shkuara. Rezultatet i lejojnë Ficos të qeverisë i vetëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›