E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci nuk është mbyllur, vazhdon gjykimi në Tiranë”

 

TIRANE – Duke komentuar ecurinë e procesit gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu tha dje se çështja nuk është mbyllur. Spahiu tha se Gjykata e Lartë ka vendosur të pushojë gjykimin për një subjekt, i cili nuk është i vetmi në dosje, pasi procesi po vazhdon në gjykatën e Tiranës ku të pandehur janë 28 ish-zyrtarë të ushtrisë shqiptare bashkë me ish-drejtorin e ndërmarrjes MEICO, pronarin e fabrikës së Gërdecit dhe drejtorin e kësaj fabrike. “Çështja Gërdeci është në gjykim e sipër. Kjo çështje nuk është mbyllur. Gjykata e Lartë është shprehur vetëm për imunitetin e një subjekti që ishte në gjykim, dhe jo për çështjen në tërësi”, tha Spahiu dje në emisionin “E Diell”. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila më 14 shtator 2009 vendosi të pushojë gjykimin ndaj ish-ministrit Mediu, Gjykata e Tiranës po vazhdon procesin ndaj ish-ushtarakëve dhe të pandehurve të tjerë të kësaj çështje. Ata kanë paraqitur në seancat e fundit disa kërkesa paraprake me anën e të cilave përpiqen të godasin juridikisht provat e prokurorisë madje edhe kërkesën për gjykim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›