E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut-Irak, “betejë” takticienësh



Afrika e Jugut do të bëjë ç’është e mundur të kënaqë shikuesit e saj kur ajo do të përballet me kampionët e Azisë, Irakun në ndeshjen hapëse të Kupës së Konfedaratave, të dielën (ora 16:00). Trajneri Zhoel Santana, i cili drejton prej 14 muajsh formacionin afrikanojugor do të përballet me një “dhelpër të vjetër” siç konsiderohet, i shumëbredhuri Bora Milutoniviç. Fitorja ndaj Irakut do ta çonte në drejtimin e duhur Afikën e Jugut, për të siguruar të paktën një nga dy vendet që të çojnë në gjysmëfinale, duke parë dhe faktin se në grupin A, favoriti krysore konsiderohet Spanja. Beteja kyçe konsiderohet ajo midis Stivën Pajnar (Afrika e Jugut) dhe Nashat Akram (Irak), i pari është një lojtar i Evertonit në Angli, ndërkohë që irakieni luan në Holandë me Tuenten.

TRAJNERËT
SANTANA
“Ne kemi në dispozicion tre ndeshje dhe nëse fitojmë kundër Irakut, do të kemi më shumë besim. Kjo është dhe arsyeja që ne e kërkojmë atë”, - tha trajneri i Afrikës së Jugut, Zhoel Santana.

MILUTINOVIÇ
“Patëm pak kohë në dispozicion, por ekipi ynë ka lojtarë të mirë. Jam realisht optimist se në do të bëjmë performancë të mirë në turne”, - tha trajneri i Irakut, Bora Milutinoviç.

KUPA E KONFEDERATAVE
“Afrika e Jugut 2009”

Grupi A
Afrika e Jugut, Iraku, Zelanda e Re, Spanja

Ndeshjet
14.06.09 Afrika J.-Irak 16:00
14.06.09 Zelanda e Re-Spanjë 20.30

17.06.09 Spanjë-Irak 16:00
17.06.09 Zelanda e Re-Afrika J. 20.30

20.06.09 Irak-Zelanda e Re 20:30
20.06.09 Spanjë- Afrika J. 20.30

Grupi B
Italia, Brazili, Egjipti, SHBA

Ndeshjet
15.06.09 Brazil-Egjipt 16:00
15.06.09 SHBA-Itali 20.30

18.06.09 SHBA-Brazil 16:00
18.06.09 Egjipt-Itali 20.30

21.06.09 Itali-Brazil 20:30
21.06.09 Egjipt-SHBA 20.30

GJYSMËFINALET
24.06.09 Fituesi i Grupit A- I dyti i Grupit B
25.06.09 Fituesi i Grupit B- I dyti i Grupit A

VENDI I TRETË
28.06.09 16:00

FINALJA
28.06.09 20:30

LIBRI I ARTË

“Gjermani 2005”
Fitues: Brazili
Finalist: Argjentina
“Këpuca e artë”: Adriano

“Francë 2003”
Fitues: Franca
Finalist: Kameruni
“Këpuca e artë”: Henri

“Kore/Japoni 2001”
Fitues: Franca
Finalist: Japonia
“Këpuca e artë”: Pires

LIBRI I ARTË

“Meksikë 1999”
Fitues: Meksika
Finalist: Brazili
“Këpuca e artë”: Ronaldinjo

“Arabia Saudite 1997”
Fitues: Brazili
Finalist: Australia
“Këpuca e artë”: Romario

“Arabia Saudite 1992”
Fitues: Argjentina
Finalist: Arabia Saudite
“Këpuca e artë”: Murraj, Batistuta

STADIUMET E FINALEVE

“Elis Park”
61 mijë vende

Fillimisht u ndërtua në vitin 1928 si stadium për regbi. U prish dhe u rindërtua në vitin 1982. Ka një kapacitet prej 61 mijë shikuesish. Në këtë stadium do të luhen pesë ndeshje, përfshirë ndeshjen hapëse dhe atë finale. Johannesburgu është kryeqendra financiare e kontinentit afrikan. Është një qytet që pulson energji, kulturë dhe argëtim.

“Free State”
48 mijë vende

U ndërtua në vitin 1952 dhe aktualisht mund të mbajë 48 mijë shikues. Shërben si për ndeshjet e regbisë ashtu dhe për ato të futbollit. Këtu do të luhen katër ndeshje, përfsirë dhe një nga gjysmëfinalet e Kupës. Mangaung/Bloemfontein është një qytet shumë i hapur për njerëzit, tepër miqësor, reflekton ngrohtësi dhe rezaton një qetësi të admirueshme.

“Royal Bafokeng”
42 mijë vende

Është një nga stadiumet e përzgjedhur për finalet e Kampionatit Botëror 2010. U ndërtua në vitin 1999, por me kompletimin e tij në vazhdim e sipër do të ketë 42 mijë vende. Në këtë stadium do të luhen katër ndeshje, përfshirë dhe atë për vendin e tretë. Qyteti Rustenburg ndodhet në zemër të savanës afrikanojugor. Ka një bukuri natyrore nën këmbët e vargmalit Megaliesburg.

“Loftus Versfeld”
50 mijë vende

Ndodhet në zemër të Pretorias dhe ka një kapacitet aktual prej 45 mijë vendesh, por do të shkojë në 50 mijë në përfundimin e plotë të tij. Për herë të parë u përdor në vitin 1906, por kohë pas kohe iu nënshtrua disa rikonstruksioneve. Tshvane/Pretoria është një qytet i pasur dhe me një trashëgimi shumëngjyrëshe që e bën atë tepër të gjallë për të rinjtë e të vjetrit.

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›