Paris Hilton braktis të fejuarin, bën “gol” me Ronaldon
Vëmendja kryesore e ndjekësve të thashethemeve për VIP-at nëpër botë që ditën e djeshme është përqendruar të flirti më i ri që ka ndodhur me një çift të njohur, madje për momentin, dyshja më interesante e VIP-ave. Trashëgimtarja e pasur Paris Hilton prej kohësh duket se ja kishte vënë syrin yllit portugez të futbollit Kristiano Ronaldo. Para pak ditësh, mësohet se Hilton ka braktisur të fejuarin e saj për të kaluar pa humbur kohë në krahët e Ronaldos, sulmuesin e Mançesterit që tashmë do të veshë fanelën e Real Madridit. Të dy janë parë në një lokal në Los Anxheles duke shkëmbyer afeksione. “Ishte një mbrëmje e nxehtë”, janë shprehur disa nga dëshmitarët që kanë parë flirtin e çiftit më të famshëm të momentit. Sipas njerëzve që e kanë parë çiftin në lokal, ata kanë konsumuar shampanjë pa fund, por edhe pije të tjera. Madje, thuhet se Ronaldo ka shpenzuar më shumë se 20 mijë dollarë vetëm për pijet. Më pas, të dy janë larguar secili në drejtime të ndryshme, për t’u ritakuar pak më vonë në shtëpinë e Niki Hilton, motrës së Parisit. Nëse flitet thjesht për flirtin e një mbrëmjeje apo për një romancë të vërtetë dashurie, këtë gjë, askush nuk mund ta përcaktojë me siguri. Por, vetëm para disa javësh, Paris Hilton ka deklaruar se ishte gati për të shkuar në altar me ish të dashurin e saj, Doug, ndërkohë që në anën tjetër, edhe futbollisti dukej se e kishte seriozisht me Luana Belletin.
15 Qershor 2009