Kupa e Konfederatave nis me “Davidin” kundër “Goliathit”
Gjashtë kampionë nga gjashtë kontinentet ofrojnë spektakël të garantuar. Bashkë me kampionen e Europës, Spanjën, është dhe ajo e Botës, Italia
Dash Frashëri
Me gjashtë kampionë nga gjashtë kontinentet, fituesen e Kampionatit Botëror 206, Italinë, dhe vendin organizator, Afrikën e Jugut, Kupa e Konfederatave 2009, paraqet spektaklin më të madh të vitit futbollistik, dhe konsiderohet nga të gjithë specialistët si një “warm-up” (nxehje) në prag të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Tetë skuadrat pjesëmarrëse premtojnë spektakël në 16 ndeshje që do të luhen nga data 14-28 qershor 2009, kur tre prej tyre Brazili, Italia e Spanja shihen si favoritet për të fituar trofeun e lakmuar, një kompeticion që ka nisur në vitin 1992 e me fitues të parë Argjentinën, që mundi në finale vendin organizator, Arabinë Saudite.
Zelanda e Re-Spanja
Kampionia e Europës, Spanja, shpreson të tejzgjasë vrapimin e saj të pathyeshëm kur ajo do të përballet me Zelandën e Re për ndeshjet në Grupin A (14 qershor, ora 20:30). Spanja do të vuajë mungesën e mjeshtrit të mesfushës Andres Iniesta, ndërkohë që kampionët e Oqeanisë do të jenë pa kapitenin e tyre, mbrojtësin Rian Nelsen. Dy skuadrat kanë në grup edhe Afrikën e Jugut (pritësen e Kupës së Konfederatave) dhe Irakun. Në ndeshjet e tyre të fundit miqësore, Iberikët shkatërruan 6-0 Azebajxhanin në Baku, ndërkohë që formacionin nga Oqeania, humbi 4-3 me Italinë në një ndeshje tërësisht nervoze.
Betejat kyçe
Spanja e “armatosur” me yje të kalibrit botëror si Fernando Torres, Ksavi Hernandez dhe Iker Kasijaz, është në kontrast të thellë me skuadrën e “peshës së lehtë” të Zelandës së Re, që bazohet vetëm me lojtar që luajnë në kampionatin vendas dhe me eksperiencë të kufizuar ndërkombëtare. Sfida ofron disa beteja tërheqëse midis “Goliathit” të Europës, Spanjës, dhe “Davidit” të Oqeanisë, Zelandës së Re. Sulmuesi David Vija (Spanjë) kundër Shejn Smeltz (Zelanda e Re). Vija është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e “La Roja”, dhe në ndeshjen e fundit shënoi tre gola, duke u ngjitur në kuotën e 28 golave, teksa nëse shënon në stadiumin e Rustenburgut, ai do të kalojë Fernando Hierron, një tjetër legjendë e futbollit spanjoll. Nga ana tjetër “rivali” i Vijës, Smeltz ka pak arritje për të qenë krenar, duke futur këtu edhe çmimin si futbollisti më i mirë i Ligës A australiane. Goli i tij në ndeshjen kundër Italisë, i jep statusin e shënuesit më të rrezikshëm në skuadrën e tij.
DEKLARATA
SPANJA
“Ne kemi mbërritur këtu si kampionët në fuqi të Europës, por ne kemi respekt për kundërshtarët tanë”, - tha portieri i Spanjës, Iker Kazijas.
ZELANDA E RE
“Një rezultat i mirë kundër ekipit numër një në botë, mund të na vendosë në qendër të vëmendjes”, - tha sulmuesi i Zelandës së Re, Kris Kajllën.
KURIOZITETE
32 NDESHJE
Ky është numri i ndeshjeve rresht pa humbje i Spanjës. Formacioni i Vinsento del Boskes është vetëm tri ndeshje larg nga barazimi i Brazilit, që mban edhe rekordin absolut të takimeve pa humbje (35).
SHTATLARTËSIA
Zelanda e Re ka ekipin me shtatlart në këtë kompeticion, me një mesatare prej 1.85 m. Nga ana tjetër, Spanja ka lojtarë të të tillë si Santi Kazorla (1.69 m) dhe Ksavi Hernandez (1.70 m).
15 Qershor 2009