E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, rebelët lirojnë 10 mijë të burgosur

Situata në Libi sa vjen e përkeqësohet. Pas rënies së regjimit të Gadafit, në Libi janë hapur burgjet dhe rebelët kanë liruar 10 mijë të burgosur. Ndërkohë që 50 mijë të burgosur konsiderohen të humbur, dhe fati i tyre ende nuk dihet.
 

“Numri i personave të arrestuar muajin e kaluar është rreth 57.000 deri në 60,000”, është shprehur koloneli Ahmed Omar Bani. Rreth 60 mijë persona u prangosën në fillim të luftës. Gjatë një konference të mbajtur në Bengazi, ai ka bërë të ditur numrin e personave të liruar nga burgjet. “Rreth 10.000-11.000 të burgosur janë liruar. Ku janë të tjerët”, pyeti koloneli.
 

Ndërkaq ditën e sotme, kryengritësit kanë vënë nën kontroll qytetin e Ben Jawad, 100 km në lindje të Sirtes. Kryengritësit kishin arritur pranë qytetit në datën 23 gusht, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë hyrë brenda.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›