E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikat 1 dhe 31, mund të diskutohen në 2 shtator

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën më kritike. Beogradit i është bërë e qartë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, se duhet të ketë qasje konstruktive, të pranojë vulat dhe të shpërbëjë strukturat paralele në veri. Ndërkaq, nga Prishtina, mund të kërkohet që të bisedohet për pikat kufitare 1 dhe 31.
 

Burim Ramadani nga AAK, deklaron se Qeveria po vijon të jetë e papërgatitur për bisedimet me Beogradin. Sipas tij, Qeveria edhe në marrëveshjet e arritura me Beogradin ka shkelur vijat e kuqe, prandaj nuk është çudi nëse ajo do të pranojë të bisedohet edhe për pikat kufitare.
Ilir Deda, këshilltar i Presidentes Jahjaga, tha se vulat doganore dhe tregtia e lirë janë çelësi për integrimin evropian dhe pa u zgjidhur këto çështje, nuk ka aspirata për tu integruar në BE për asnjë vend. “Tregtia e lirë dhe vulat doganore janë bazë e integrimit evropian. Kjo duhet të zgjidhet, në mënyrë që të hyjmë në një vizion evropian”, tha Deda.
 

Ndërkaq, Visar Xani nga zyra e zv/kryeministres Tahiri, tha se ende nuk kanë asgjë për të thënë, për takimin që pritet të mbahet më 2 shtator.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›