Afrika e Jugut, sikur Gjermania

Me organizimin e Kampionatit botëror në futboll, Afrika e Jugut ka mënjanuar kolapsin në infrastrukturë që ka përcjellë pavarësinë e shteteve tjera në zhvillim, ka thënë kryetari i Komitetit Organizativ, Danny Jordaan.
Gjatë një interviste me agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Jordaan tha se motivimi kryesor i Afrikës së Jugut në organizimin e garës ishte shmangia e përfundimit në rrugën shpeshherë të vështirë të shteteve të mëparshme të kolonizuara.
“Nëse ktheheni prapa, do të shihni se periudhat post-pavarësi ose post-demokratike në kontinentin afrikan, dhe në shumicën e shteteve në zhvillim, menjëherë pas ditës së çlirimit, ekziston dobësim në infrastrukturë”, tha Jordaan.
“Nëse ktheni prapa pesë vjet (pas pavarësisë) ju mund ta shihni kolapsin infrastrukturor. Ne kemi thënë se kjo nuk do të ndodhë në Afrikën e Jugut dhe njëra prej arsyeve për ta bërë këtë është organizimi i ngjarjeve”, tha ish aktivisti dhe politikani nga jugu i qytetit të Port Elizabeth.
Afrika e Jugut do të jetë shteti i parë afrikan nikoqir i Kampionatit botëror nga 11 qershori deri 11 korrik. Roli i nikoqirit të ngjarjes më të rëndësishme dhe më të përcjellë në sportin e futbollit ka ardhur me një çmim të shtrenjtë.
Qeveria ka shpenzuar rreth 3.4 miliardë euro për ndërtim dhe renovim të 10 stadiumeve për Kampionatin botëror, zgjerimin e hapësirës në aeroporte, rrugë dhe ndërtimin e sistemit të ri hekurudhor, si dhe transportit me autobusë.
Këto shpenzime kanë zgjuar kritika nga disa, e sidomos pasi ishte bërë e qartë se numri i tifozëve të huaj që do të udhëtojnë për të përcjellë garën do të jetë më i vogël se që pritej.
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ndërruar parashikimet e saj nga 450 mijë tifozë në rreth 350 mijë. Ndërsa Jordaan ka thënë se përfitimi më i madh i garës është se Afrika e Jugut është detyruar të ngritë shkallën e zhvillimit të infrastrukturës.
“Afrika e Jugut duhet të paraqesë ngjarje të njëjtë me secilin qytet tjetër në Gjermani (ku ishte zhvilluar Kampionati botëror 2006), nuk ka rëndësi nëse është Berlini ose Frankfurti. Qytetet tona duhet të jenë në nivel me ato qytete”, u shpreh Jordaan.