E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka paqe mes Balotellit e Mourinhos

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli është larguar i nervozuar nga Appiani Gentile, pasi bisedimet e paqes me Jose Mourinhon dështuan, derisa ai vazhdon të mbetet jashtë ekipit. Ajo që të premten ishte paraparë të jetë takim për sqarimin e mosmarrëveshjeve mes trajnerit dhe futbollistit, përfundoi pa sukses.

Mediet italiane kanë njoftuar se Balotelli është parë duke u larguar me shpejtësi nga qendra stërvitore Appiano Gentile, ndërsa pjesa tjetër e ekipit vazhdoi përgatitjet për ndeshjen kundër Romës të shtunën. Inter do të udhëtojë në kryeqytetin italian, por Balotelli përsëri nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen e pestë me radhë prej zënkës së tij me Mourinhon, pas barazimit të Interit me Genoan më 7 mars. Mirëpo, menaxheri i Balotellit ka insistuar se klienti i tij e kishte pritur mospërfshirjen në ekip.

“Nuk ishte befasi. Do të isha befasuar nëse do të kishte ndodhur e kundërta. Duket se Mourinho vazhdon të mos e ftojë Marion, ndërsa klubi ndan këtë vendim. Sigurisht se atij nuk i pëlqen të mbetet jashtë ekipit, por Mario ka ndërgjegje të pastër dhe është i qetë. Të gjithë jemi afër tij dhe kurrë nuk kemi qenë më të qetë”, tha Mino Raiola për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›