E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrikanët eliminojnë përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Uruguaj-Ganë, njëra prej tyre në gjysmëfinale



Uruguaj-Ganë është çerekfinalja e parë e këtij Botërori. Latino-amerikanët eliminuan Korenë e Jugut, ndërsa Gana ndëshkoi Kombëtaren e SHBA-ve.

Në pasditen e djeshme Uruguaj u bë skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Botës, pas fitores 2-1 ndaj Koresë së Jugut. Amerikano-jugorët u janë falur këmbëve të sulmuesit të Ajaksit Luis Suarez, autor i dy golave mjaft të bukur, ndërkohë që aziatikët treguan edhe njëherë se mbeten një ekip i rrezikshëm. Takimi i parë i të tetave të finales ka dhuruar emocione të shumta, por në fund klasi i lojtarëve të Uruguajt ka bërë diferencën. Koreja e Jugut megjithatë është larguar me kokën lart nga turneu, pasi arriti të kalojë grupin dhe të mundet vetëm në 10 minutat e fundit nga një skuadër që të paktën në letër, është më e mirë. Në sfidën tjetër, atë të mbrëmjes, ganezëve iu deshën vetëm pesë minuta për të kaluar në avantazh me anë të Boateng. Por në pjesën e dytë të lojës kapiteni Landon Donovan barazoi gjithçka, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Por si për rastësi edhe në fraksionin e parë të shtesës, në minutat e para, SHBA ndëshkohet. Këtë radhë ishte Asamoh Gian, i cili shënoi edhe golin e fitores dhe kualifikuesin për Ganën. Në të tilla kushte çerekfinalja mes këtyre dy skuadrave do të luhet sipas kalendarit, më 2 korrik në orën 20:30 dhe njëra prej këtyre dy ekipeve do të vazhdojë edhe më tej në gjysmëfinalet e këtij turneu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›