E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut, hamburger me mish luani



Një pronar restoranti, i cili ka vendosur në menu hamburger me mish luani, në nder të organizimit të Botërorit 2010 në Afrikë, po përballet me zemërimin e aktivistëve për të drejtat e kafshëve. Kameron Selozh, pronar i restorantit “Vinaio” në Mesa, këtë javë ka shërbyer hamburger me mish luani. Për ne tingëllon e pazakontë, por jo në Afrikë. Rezervimet në lokalin e tij ishin të panumërta. Kjo tërhoqi edhe vëmendjen e aktivistëve të kafshëve. Selozhi ka marrë edhe kërcënime për jetën. “Mua më thanë se ata nuk ishin luanë të zënë në gjueti, nuk ishin qëlluar dhe nuk ishte abuzuar me ta”, tha ai. “Më duket se jam përzier keq me këtë punë”, shtoi. Por, sipas Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, shitja e mishit të luanit të Afrikës ishte plotësisht e ligjshme. Mishi i tyre mund të shitet për sa kohë kjo specie nuk është në rrezik zhdukjeje. Selozhi e përshkroi shijen e mishit të luanit si mish shumë të mirë të tharë viçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›