E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris, makina elektrike për ambientin



Konsiderohet si revolucioni i trafikut urban. Do të ketë një qendër përdorimi për këto makina, që deri tani janë rreth 3 mijë. çmimi, 5 euro për gjysmë ore. Makinat ushqehen vetëm me elektricitet. Sipas bashkiakut të Parisit, Bertrand Delanou, ky është realizimi i ëndrrës së tij “të gjelbër”, të deklaruar që në vitin 2008. Politikani ishte zotuar se para përfundimit të mandatit të tij do të realizonte një sistem ekologjik transporti për Parisin. Në vitin 2007, kryebashkiaku kishte ideuar shërbimin Velib. Njëzet mijë biçikleta, të shpërndara në 1.600 stacione të marrjes me qira të automjeteve, (një në çdo 300 metra në qendër). Suksesi me makinat ekologjike do të kopjohet në Londër dhe Milano. Projekti i makinave ekologjike është quajtur “Autolib”. Vitin e kaluar u bë një konkurs mes markave të makinave, se cila do të kishte modelin më të mirë. Emri i fituesit do të shpallet në korrik. Gjithçka do të hyjë në funksion në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›