“Afrikë 2010” Botërori, i çuditshëm në gjuhën e shifrave
Autori i Lajmit: Redaksia
“Afrikë e Jugut 2010”, duke parë edhe pjesëmarrëset, do të jetë Botërori më ambicioz i të gjitha kohërave, pasi në këtë kompeticion do të marrin pjesë të gjitha skuadrat që kanë fituar në total 19 herë këtë titull. Duhet shumë punë për të përmendur historinë e këtij Botërori: Duke filluar që nga dora e Henrisë që ndihmoi Francën (kampionia e Botës më 1998) dhe deri tek barazimi (1-1) i Uruguajit ndaj Kosta-Rikës. Prekja e topit me dorë nga ana e Tierri Henrisë i dha kualifikimin Francës dhe e bëri “asin” e Barçës lojtarin e parë francez që merr pjesë në katër kampionate botërore. Ndeshja e parë në Kosta Rika kishte përfunduar me triumfin e Uruguait dhe barazimi i marrë në shtëpi e kthen pas tetë vitesh mungesë ekipin e Tabarezit në Botëror. Ky takim, dy ditë më parë, u ndërpre për disa minuta, pasi lojtarët që ishin në pankinën e Kosta-Rikës u përfishinë në një konflikt të paparë ndonjëherë me teknikët e televizionit që transmetonte këtë takim në TV. Botërori i 2010-ës, duket se do të jetë i hidhur për Italianë, pasi kombëtarja e “kaltër” nuk e ka fituar asnjëherë këtë kompeticion kur në lojë kanë qenë prezent të gjitha kombëtaret që e kanë fituar qoftë edhe një herë të vetme këtë kompeticion.
Pjesëmarrëse të gjitha fitueset
Për herë të nëntë, në 19 edicionet e zhvilluara deri më tani, në një Botëror do të marrin pjesë të gjithë ato skuadra që kanë ngritur, qoftë edhe për një herë Kupën e Botës. Deri më tani, janë plot shtatë skuadra që kanë fituar kupën e Botës (Brazili, 5 herë; Italia, 4 herë; Gjermania, 3 herë, Uruguaji, 2 herë; Argjentina, 2 herë; Anglia, 1 herë dhe Franca, 1 herë). Që nga Botërori që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni më 2002, nuk ndodhte që të shtatë kombëtaret (që kishin fituar këtë kompeticion, të kulifikoheshin për në fazën e finaleve të Botërorit. Të shohësh në një Botëror të gjitha ekipet që e kanë fituar atë është një eveniment shumë i rrallë, pasi në vitet e fundit kombëtare të reja po arrijnë të ngrenë në qiell Kupën më të rëndësishmë në Botë (marrim këtu shëmbullin e Francës që në 1998-ën e ngriti për herë të parë Kupën e Botës në Botërorin e 98-ës si dhe Argjentina që e mori për herë të parë këtë kupë në 1978-ën). Në fakt, pas Botërorit të 2002-it, edicionet e Botërorit ku kishin marrë marrë pjesë fituesit janë: 1950, 1954, 1962, 1966, 1970, 1986 dhe 1990.
“Molla e ndaluar”
Kur në Botëror marrin pjesë të gjitha ato skuadra që e kanë fituar këtë kompeticion, atëherë për Italinë Kupa e Botës kthehet në një “mollë të ndaluar”. Përfaqësuesja italiane të katër titujt botërorë i ka fituar në Botërorët që nuk kanë qenë prezente të gjitha ekipet fituese. Ndëkohë që Brazili është kombëtarja që në pesë kompeticione ku kanë marrë pjesë të gjitha fitueset, e ka ngritur tri herë Kupën e Botës.
5 kontinentet
Prezenca e Zelandës së Re dhe e Australisë, (e cila është e atashuar pranë konfederatës aziatike) kanë bërë të mundur që në këtë Botëror të jenë të përfaqësuara të pesta kontinetet. Ashtu siç ka ndodhur në Botërorin që u zhvillua në Spanjë (1982) dhe në Gjermani (2006).
Debutueset dhe rekordet negative
Në Botërorin që do të zhvillohet në 2010-ën ekipi kombëtar i Sllovakisë do të jetë skuadra e vetme debutuese. Vetëm në Botërorin e 1950-ës kishte ndodhur që një ekip debutues të ishte një i vetëm, një rekord negativ ky i Botërorit të 2010-ës. Ajo çka e rëndon më shumë këtë statistikë është edhe numri i pejsëmarrësve në dy Botërorët që përmendëm pak më parë: Në Brazil 1950 merrnin pjesë 13 kombëtare, ndërsa tani marrin pjesë 32 të tilla. Ndërsa në Botërorin që u zhvillua në Gjermani më 2006 ekipet debutuese ishin plot 6. ( Ukraina, Angola, Bregu i Fildishtë, Togo, Gana dhe Trinidad dhe Tabako). Nga 32 skuadrat që do të marrin pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut më 2010, 19 prej tyre kanë qenë prezente edhe në Botërorin e para tri viteve, Gjermani 2006. Kështu që në 2010-ën rreth 41% e skuadrave (13 ekipe) nuk kanë qenë në botërorin e fundit. 13 skuadrat e tjera nuk kanë qenë në Botërorin e fundit. Një raport i tillë është parë edhe në Botërorët e tjerë. Nga Botërori “Kore e Jugut/Japoni 2002” e “Gjermani 2006” ndër 32 pjesëmarrëset, vetëm 13 prej tyre ishin të “reja”, pra që nuk kishin marrë pjesë në Botërorin që u zhvillua në Azi. Ndërsa nga Botërori Francë ’98 e deri tek ai i Kore e Jugut/Japoni 2002, 12 kombëtare nuk kanë marrë pjesë në atë të 2002-shit për t’u kualifikuar më pas në atë të katër viteve më pas që u zhvillua në Gjermani. Përveç Sllovakisë (debutuese), pas një “pushimi” të gjatë, në Afrikën e Jugut do të paraqitet ekipi i Hondurasit dhe ai i Zelandës së Re (mungonin në një Botëror që nga ai i organizuar më 1982 në Spanjë), Algjeria (pjesëmarrjen e fundit e kishte bërë në Meksikë më 1986) dhe Greqia (u kualifikua për herë të parë në fazën finale të një Botërori në atë të “Usa 94”).
Kombëtaret që kanë marrë pjesë më shumë
Në klasifikimin e kombëtareve që kanë marrë pjesë më shumë herë në një Botëror kemi ekipin e Brazilit. Kombëtarja e “artë” ndodhet në vendin e parë me 19 prezenca dhe duke qenë se në 2014-do të jetë vendi organizator i Botërorit, mund të themi se ky numër do të shkojë në 20. Më pas në vendin e dytë, vjen kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Italisë me 17 prezenca, dhe vendin e tretë e të katërt e zënë Argjentina (15 prezenca) dhe Meksika (14 prezenca). Ekipet që nuk mund të rrisin numrin prezencave në një Botëror janë Suedia dhe Belgjika ( të dyja kanë marrë pjesë nga 11 herë në një kompeticion të tillë).
Vazot e shortit
Pasi u mësuan emrat e finalisteve të fundit, dje u përcaktuan edhe katër vazot me emrat e skuadrave që do të thirren në shortin e katër dhjetorit në Città del Capo.
Vazo 1: Afrika e Jugut; Italia; Brazili; Franca; Argjentina; Spanja; Gjermania; Anglia.
Vazo 2: Holanda; Portugalia; Sllovenia; Greqia; Zvicra; Danimarka; Sllovakia; Serbia.
Vazo 3: Algjeria; Bregu i Fildishtë; Kameruni; Nigeria; Gana; Paraguaji; Kili; Uruguaji.
Vazo 4: Japonia; Koreja e Jugut; Koreja e Veriut; Meksika; Australia; Zelanda e Re; Hondurasi; Shtetet e Bashkuara.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009