Pakti SHBA-Kinë, Hoxha uron me vonesë Hua Kuo Fenin
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Hong-Kong, 26 tetor 1976 – Nga Vjena ditën e sotme është përcjellë një mesazh i vonë urimi nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë, Enver Hoxha, për Kryetarin e ri të Partisë Komuniste Kineze, Hua Kuo Fen. Vëzhguesit thanë se kjo vonesë erdhi kryesisht për shkak të shqetësimit të Shqipërisë për të ardhmen e Kinës në rrugën që po ndjek për eklipsimin e të majtëve radikalë në udhëheqjen e Pekinit. Një pjesëtar i një delegacioni të lartë tregtie amerikan, i cili pati një takim të rrallë njëorësh së fundmi me ministrin kinez të Tregtisë me Jashtë, tha ditën e sotme se ai pret që shkëmbimet tregtare Shtetet e Bashkuara-Kinë të zgjerojnë spastrimin vijues të katër radikalëve të Kinës. Kristofer H. Filips, Presidenti i Këshillit Kombëtar për tregtinë SHBA-Kinë, që organizoi turin 2-javor të delegacionit amerikan në Kinë këtë muaj, tha në një intervistë këtu në Hong-Kong se ai ishte i bindur se spastrimi i katër radikalëve drejtues ishte një “lëvizje krejtësisht pozitive” për sa kohë marrëdhëniet kineze me pjesën tjetër të botës ishin të trazuara. Ai tha se ministri kinez i Tregtisë me Jashtë, Li Çiang, i cili u takua me delegacionin amerikan katër ditë pasi kishte ndodhur përjashtimi i katër radikalëve, i kishte thënë se Kina do të vazhdonte të ndiqte planin e saj për modernizimin gjithëpërfshirës deri në vitin 2000. Radikalët e kishin sfiduar një politikë të tillë modernizimi këto muajt e fundit, duke argumentuar se ajo e bënte Kinën më të varur ndaj teknologjisë së huaj. Li, duke theksuar gjatë bisedimeve të Pekinit vazhdimin e marrëveshjeve të mëparshme tregtare, tregoi se Kina është e interesuar që të blejë uzina me infrastrukturë amerikane, makineri, informacion teknik, lëndë drusore dhe mundësisht edhe pambuk. Sipas një raporti përmbledhës të bisedimeve të Lisë lëshuar nga Filips, “Kina, - tha Li, - do të vazhdojë të kërkojë blerës amerikanë për metalet e saj me ngjyra, produktet e imta industriale, farmaceutike, kimike dhe tekstile”. Delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të drejtuar nga Monsanto dhe bashkëpresidenti Xhon U. Henli, iu sigurua një tur i rrallë në fushën kryesore kineze të naftës, në Taçing. Filips tha se ai e kishte konsideruar turin një gjest shumë të rëndësishëm ndaj komunitetit amerikan të biznesit. “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë gjë”, - tha Filips, duke iu referuar një përplasjeje me të venë e përjashtuar të Mao Ce Dunit, Çian Çin, dhe tre radikalëve të tjerë të fuqishëm. “Por si një reagim i menjëhershëm, për sa kohë Kina po kërkon të dalë me pjesën tjetër të botës, kjo është një lëvizje krejtësisht pozitive. Unë jam plotësisht i bindur se do të ketë një të ardhme të suksesshme në shkëmbimet tregtare SHBA-Kinë”. Filips dhe Li vendosën një theks më të veçantë gjatë kësaj vizite në krahasim me herët e tjera për nevojën që të diskutohej ulja e taksave amerikane mbi mallrat kineze. Të tjera burime të njohura me biznesin kinez thanë se këta të fundit kanë nisur të shfaqin interes në tërheqjen e aseteve kineze në Shtetet e Bashkuara edhe përpara se të dy vendet të normalizonin marrëdhëniet diplomatike. Filips tha se delegacioni vizitoi gjashtë qytete dhe Taçingun ndërmjet datave 8 dhe 21 tetor dhe konstatuan shumë shqetësime politike që pasuan me arrestimin e Çinit, Van Hun Venit, Çan Çun Çiaos dhe Jao Ven Juanit më 7 tetor. “Në Pekin, zyrtarët nuk diskutuan për spastrimet e tyre, dhe një takim i planifikuar për t’u zhvilluar në Universitetin Singhua, (11 tetor) dikur një bastion i mendimit radikal, u anulua”, - tha Filips. Por në Kanton, autobusi i delegatëve amerikanë u përfshi nga një demonstratë e përmasave të mëdha, ku ata shkëmbyen përshëndetje të ngrohta me shenja me kinezët. Në Shangai, Filipsi i bindi udhërrëfyesit e tij kinezë që të ndalnin për një udhëtim me varkë në lumin Huangpu, ku ata panë qindra postera të vendosura në muret e ndërtesave gjatë bregut të lumit. Filips konfirmoi dhe raste të tjera spastrimesh në Shangai, ku sërish më 22 tetor ishin përjashtuar zyrtarë të lartë, të cilët kishin shërbyer për radikalët e rrëzuar si kuadrot e vjetra, Ma Tien Shui dhe dy zyrtarë më të rinj, Vang Hsiu Çen dhe Ksu Çin Hsien, të cilët erdhën në pushtet me radikalët gjatë Revolucionit Kulturor. Sidoqoftë, Ma u shfaq dy ditë më vonë, ku qëndronte në krye gjatë një tubimi të jashtëzakonshëm në Shangai, duke denoncuar katër radikalët, një tregues që nëse ai do ta kishte ndjekur me të vërtetë “takimin luftarak”, ai do të dilte i pacenuar nga ky proces. Ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për fatin e dy zyrtarëve më të rinj. E vetmja shenjë rezistence e përjashtimit të Hua-së nga radikalët erdhi në transmetimin e provincës Szeçvan. Dëgjuesit u paralajmëruan se ishte e ndaluar që të “organizonin çdo lloj manifestimi” dhe iu tha gjithashtu të “ruheshin kundër nxitësve të trazirave dhe sabotazhit”. “Miqësia e pathyeshme” ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë vjen si një surprizë e vogël. Fillimet e debatit të tanishëm mund të vihen re dhe në mosmiratimin e heshtur me të cilin Shqipëria mirëpriti diplomacinë e ping-pongut, që i hapi rrugën presidentit amerikan, Nikson, drejt një vizite në Pekin katër vite më parë. Por shqetësimi i Hoxhës për Kinën u rrit, pa dyshim, pas vdekjes së udhëheqësit Mao Ce Dun, këtë vit dhe spastrimit të fraksionit radikal në udhëheqjen kineze. Udhëheqësi shqiptar nuk duket se është ndikuar nga premtimi i mbështetjes dhe vazhdimit të ndihmës kineze nga lideri i ri i saj, Kryetari i Partisë Komuniste Kineze, Hua Kuo Fen. Sidoqoftë, vëzhguesit diplomatikë nga fqinji verior i Shqipërisë, Jugosllavia, besojnë se debati ideologjik me Kinën, mund të jetë një formë maskimi e largimit të vëmendjes ndaj mosmarrëveshjeve që kanë përfshirë kohët e fundit Partinë Komuniste Shqiptare. Gjatë kongresit të fundit të partisë, Hoxha akuzoi një numër zyrtarësh të vjetër, të cilët po përpiqeshin të organizonin një grusht shteti. Në një fjalim të gjatë, udhëheqësi shqiptar tha se armiqtë e tij ishin “hedhur në koshin e mbeturinave”, por spekulimet për kundërshtime të mëtejshme ndaj drejtimit të tij vazhdojnë të mbeten.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009