Kosova përgatitet për balotazhin e 13 dhjetorit
Autori i Lajmit: Redaksia
Kosovë - Në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, forcat kryesore politike në Kosovë kanë filluar të mendojnë për koalicionet që duhen bërë para hyrjes në raundin e dytë të votimeve për kryetarë të komunave. Balotazhi do të zhvillohet në 20 komuna të Kosovës më 13 dhjetor. Në shumicën e tyre në garë do të jenë kandidatë të Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Hajredin Kuçi, thotë se si partia më e madhe në vend, PDK është e hapur për të gjithë dhe se çdo marrëveshje do të bëhet në mënyrë transparente. “Ne nuk jemi parti anarkiste që t’ia lejojmë kujtdo të bëjë çka do, ne jemi një parti ‘e disiplinuar’ dhe me një strukturë të qëndrueshme. Do t’i shikojmë interesat e qytetarëve në komuna dhe askush nuk do ta ketë mbështetjen e PDK-së blanco. Secili do të ketë vlerën e vet dhe mbështetja jonë do ta ketë edhe cilësinë, por do të thoja edhe organizimin në kuptimin e pjesëmarrjes edhe në qeverisje lokale, por edhe të kualitetit të kandidatëve që paraqiten atje”, - tha z.Kuçi. Partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është deklaruar ndërkaq nëse do të bëjë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të mbështetur njëra-tjetrën në garën kundër Partisë Demokratike. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për aleancat e mundshme me subjektet e tjera. “LDK-ja do të hyjë në koalicion me qytetarët e Kosovës. Formula e koalicionit me qytetarët për dy vjet na ka konfirmuar rritje jashtëzakonisht të madhe në Prishtinë". Natyrisht që të gjitha ato grupe politike që kanë dalë të tretat apo të katërtat nëse i bashkohen koalicionit me qytetarë, ne i mirëpresim dhe jemi të interesuar të bashkëqeverisim me njerëz në komuna, jo me të tjerët, por realisht ne u kemi bërë ofertë të gjithëve që janë të gatshëm të hyjnë me LDK-në”, - tha Haziri.
Por nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në këto zgjedhje dyfishoi elektoratin e saj ka thënë se koalicioni me LDK-në është i mundshëm. “Edhe interesi që po shfaqet në bazë të rezultateve po tregon se kemi nevojë edhe ne për LDK-në, edhe LDK-ja për ne, por para se gjithash ideja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është që degët tona aty ku kanë hyrë në balotazh, apo aty ku janë si të tretat, duhet të na bëjnë një analizë interne që të tregojnë se cili është interesi i AAK-së në atë komunë”, - tha z.Shala. Ndërkohë zgjedhjet lokale duket se kanë lëkundur edhe raportet mes partnerëve të koalicionit qeverisës në nivelin qendror, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kanë qenë zyrtarë të lartë të LDK-së që kanë akuzuar gjatë fushatës qeverinë e kryeministrit Thaçi se ka pushuar së funksionuari. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim që e kishte shprehur dhe në tubimet elektorale. “Unë po e përsëris atë që kam thënë: koalicioni ‘Guns ‘n Roses’ në nivel qendror ka dalë i tillë, që në shqip ka kuptimin koalicioni i paqes, por këtë peshë të paqes ia jep LDK-ja mbi të gjitha”, - deklaroi ai. Sipas rezultateve paraprake për asambletë komunale të publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike ka ruajtur pothuajse të njëjtën përqindje si në zgjedhjet e kaluara, Lidhja Demokratike ka shënuar një ngritje të lehtë prej 3 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dyfishuar përqindjen e saj, duke lënë pas Aleancën Kosova e Re dhe Lidhjen Demokratike të Dardanisë.
BBC
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009