Afrikë e Jugut Botërori 2010, FIFA publikon vazot, nesër shorti
Autori i Lajmit: Redaksia
Kejp Taun - FIFA publikoi vazot dhe kokat e serisë për shortin e Kampionatit Botëror 2010, që do të hidhet ditën e premte (nesër) në Afrikën e Jugut, më 4 dhjetor në Kejp Taun. Në vazon 1 janë tetë kokat e serisë, skuadrat që kanë koeficientin më të lartë bazuar në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor 2009, duke i shtuar këtu Afrikën e Jugut, si vendi organizator. Vazo 2 përfshin ekipe nga Azia (Australia, Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut,), Amerika Veriore dhe ajo Qendrore (Hondurasi, Meksika, Shtetet e Bashkuara), si dhe Oqeania (Zelanda e Re). Vazo 3 përfshin ekipe nga Afrika (Nigeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana dhe Algjeria) dhe Amerika e Jugut (Kili, Paraguai, Uruguai). Vazo 4 do të përfshijë ekipet e tjera nga Evropa: Danimarka Franca, Greqia, Serbia, Portugalia, Sllovenia, Slovakia dhe Zvicra. Afrika e Jugut do të përfshihet automatikisht e pozicionuar si A1, ekipet e tjera të vazos 1 do të renditen në grupet e tjera B-H, por do të jenë gjithmonë si numri “1” i grupit të tyre, pra B1-H1. Në short do të zbatohet kriteri gjeografik, duke nënkuptuar se dy ekipe nga e njëjta konfederatë nuk mund të jenë pjesë e një grupi, me përjashtim të ekipeve evropiane, ku maksimumi do të jenë dy ekipe në grup. Grupet do të hidhen në short nga ai A te H, dhe pozicionet në grup do të shortohen nga pozicioni 2 te ai 4.
Mungon Maradona
Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, nuk është ftuar për të marrë pjesë në hedhjen e shortit të Botërorit, edhe pse 2-herë kampionët e botës janë midis 32 skuadrave finaliste. “Maradona nuk mund të vijë në Afrikën e Jugut dhe të asistojë në hedhjen e shortit të grupeve. Rregullat janë të qarta dhe ia ndalojnë atë”. Kjo është përgjigjja e shefit të Komitetit Ezkekutiv të Organizmit të Kupës së Botës, Danny Jordaan, duke hedhur poshtë zërat e disa medieve afrikanojugore, që kishin bërë të ditur nga ana e tyre për praninë e ish-yllit argjentinas. “Maradona është një personalitet i madh, por nuk është ftuar”, - saktësoi Jordaan. Maradona është skualifikuar deri më 15 janar 2010, për të mos qenë i pranishëm në asnjë aktivitet të Kombëtares argjentinase, pasi kishte fyer shtypin pas ndeshjes me Uruguain. Gjithsesi, Maradona do të komentojë hedhjen e shortit për një televizion.
Franca në vazon 4
Pas polemikave mbi kualifikimin e diskutueshëm në dëm të Irlandës, për Francën vjen një tjetër lajm i keq, që komplikon pa nisur, fatin e saj në Botërorin e 2010. Kombëtarja transalpine e drejtuar nga trajneri Raymond Domenech, që është shpallur kampione bote më 1998 dhe finaliste në Botërorin e Gjermanisë, nuk do të jetë mes 8 kokave të grupit. 8 ekipet që konsiderohen më të fortat nuk do të përballen në një grup, në shortin që do të hidhet të premten dhe kështu Franca rrezikon kalimin. Në vend të kombëtares franceze është vendosur si kokë grupi, Holanda që ka bërë një paraqitje të mirë në eliminatore.
Gjyqtarët shtesë
FIFA vendosi kundër përfshirjes së anësorëve shtesë në Kupën e Botës 2010, duke theksuar se kjo do të shihet në të ardhmen. Qeveria botërore e futbollit pohoi do të bëjë një studim të plotë për dy opsione: vendosjen e gjyqtarëve shtesë dhe përdorimin e videoteknologjisë përpara se të marrë një vendim në të ardhmen. Gjithçka vjen si pasojë e përdorimit të dorës së Tieri Henrisë në pasimin për golin që çoi Francën në finalet e Botërorit në ndeshjen kundër Irlandës në plejof. Presidenti Blatter tha se Henri do të investigohet nga komiteti disiplinor i FIFA-s.
Bekenbauer: “Spanja favorite”
"Për mua, Spanja është favoritja kryesore për të rrëmbyer trofeun e Kupës së Botës në Afrikë një vit më vonë. Në këtë moment ajo ka skuadrën më të mirë në Evropë, e ndoshta edhe në botë", - ka thënë Bekenbauer. Ai po ashtu, ka thënë se nuk i pëlqen stili i lojës që po praktikon Brazili nën drejtimin e Karlos Dungës. Brazili është sinonim për futbollin atraktiv dhe sulmues dhe kujtoj se në këtë mënyrë kanë luajtur në vitin 1970 Karlos Alberto dhe Pele. Ndërkaq nën udhëheqjen e Dungës brazilianët po luajnë vetëm me një sulmues, Kakanë, pas të cilit është Robinjo, por ky i fundit nuk është lojtar skuadre. “Trajneri Karlos Dunga është i zemëruar me mua, sepse unë e them këtë hapur. Mendoj se Brazili nuk do të arrijë shumë në Botërorin 2010", - ka nënvizuar Bekenbauer.
Afrikë 2010, mbërrin trofeu, para ekranit 200 milionë shikues
Ky është numri i shikuesve që parashikohet se do të ndjekin shortin e finaleve të Kampionatit Botëror, e që do të transmetohet direkt në më shumë se 200 vende. Shorti pritet me një interesim të jashtëzakonshëm në të gjithë botën. 2000 të ftuar specialë dhe më shumë se 1700 përfaqësues të medias do të përcjellin çdo detaj, përshtypje dhe emocion pas njohjes së tetë grupeve në Kupën e Botës. Një vit përgatitje, 5000 orë pune për të dhuruar një spektakël dhe shou, ku në Kejp Taun do të jenë 80 artistë. Një film do të shërbejë si një shije mirëseardhje për turneun që do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik 2010. Programi i shortit do të hidhet në një ambient gjigant prej 4800 m2, ku janë përdorur midis të tjerash 6.5 tonë hekur, 1600 m2 materiale të printuara. Shorti do të hidhet në orën 19:00 dhe do të zgjasë 90 minuta. Përveç presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, dhe atij të FIFA-s, Joseph Blatter, të pranishëm do të jenë edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror, si: Mishel Platini, Franc Bekenbauer, Euzebio dhe Roxher Milla. Nelson Mandela do të drejtohet me një videomesazh. Shorti do të drejtohet nga fituesja e Akademisë së Afrikës së Jugut, Charlize Theron, e asistuar nga sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherome Valke. Në short do të jetë edhe Devid Bekham. Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, vlerësoi me superlativa futbollistin e famshëm anglez, David Beckham, duke e quajtur atë si “ambasadorin më të mirë të Fair Play në futboll”. Joseph Blatter dhe Devid Beckham u takuan në zyrën e presidentit të FIFA-s, në Kejp Taun, në një takim të konsideruar si shumë miqësor nga faqja zyrtare e FIFA-s. Blatter tha për ish-lojtarin e Manchester United dhe Real Madridit: “Punoj në FIFA prej 35 vjetësh dhe unë njoh një djalë të mirë. Ai është një nga figurat më të rëndësishme në futboll. Ka një karizmë personale që vetëm shumë pak lojtarë mund ta kenë. Ai është një njeri i madh”.
Mbërrin trofeu
Trofeu origjinal i Kupës së Botës, ai që do ti jepet fituesit të Kampionatit Botëror 2010, mbërriti në Afrikën e Jugut. Presidenti i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut, Kirsten Nematandani dhe shefi i Komitetit Ezkekutiv të Organizmit të Kupës së Botës, Danny Jordaan, morën dhe në dorëzim trofeun. “Ky është fundi i një ëndrre të gjatë dhe fillimi i një ëndrre të re. Ne kishim ëndërruar se një ditë e tillë do të vinte dhe do të garonim për këtë trofe në kontinentin afrikan”, - tha Jordaan, duke zbuluar trofeun. Trofeu i Kupës së Botës mbërriti në Afrikën e Jugut pasi kishte përshkuar 134.017 kilometra përreth globit, duke vizituar për herë të parë çdo vend afrikan.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009