Lushnja e Memaliaj, dy ndeshje pa tifozë
Autori i Lajmit: Redaksia
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi Lushnjën me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe 100 mijë lekë gjobë, për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë gjatë ndeshjes Lushnja-Bylis (0-0, java 12, Kategoria e Parë).
Disiplinori ndëshkoi me nga 50 mijë lekë gjobë trajnerin e Lushnjës, Artan Bano, dhe atë të Bylisit, Ilir Spahiu. Sulmuesi i Lushnjës, Dorian Bubeqi, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë (9 gola) u pezullua dy ndeshje dhe 30 mijë lekë gjobë. Klubi i Memaliajt për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës gjatë ndeshjes kundër Partizanit (1-1, java 12) e goditjes të pjesëtarit të stafit te ekipit kundërshtar (drejtorit teknik të Partizanit, Agim Kënga) nga tifozët pas përfundimit të ndeshjes në bazë të Kodit të Drejtësisë Sportive do të zhvillojw dy ndeshje pa shikues dhe u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009