PS padit M. e Brendshme
Tiranë-Partia Socialiste po përgatit kallëzim penal ndaj drejtuesve të Ministrisë së Brendshme, për mos dhënie të saktë të informacionit që ka të bëjë me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. “Informacionet e MB, duke rënë ndesh me njëra-tjetrën në menyrë flagrante dhe duke u shfaqur të ndryshme nga njëri disk tek tjetri, rezultojnë jo vetëm të rreme, po edhe të manipuluara. Shifra zyrtare prej 730 mijë votuesish pa pasaportë mbi të cilën Ministria e Brendshme ka këmbëngulur, rezulton e pa vertetë dhe e zvogëluar ndjeshëm”-theksoi sekretari për Çështjet Zgjedhore Kastriot Islami. Sipas tij, numri i personave që kanë aplikuar rezulton kontradiktor dhe ndryshon nga njëri disk në tjetrin.
“Në keto kushte kur, nga njera ane na jepet vetem një pjesë e të dhënave të cilat rezultojnë alarmante, të rreme e të manipluara, dhe nga ana tjeter na fshihet me kembegulje lista e qytetareve me pasaporte, si edhe lista e plote e aplikanteve te deritanishem per leternjoftimi, PSSH po përpilon kallzimin penal per drejtuesit e larte te Ministrise se Brendshme qe merren direkt me kete proces”-vijoi Islami.
Ai shtoi se që nga dita e neserme kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga ky hetim do t'i bëhen me dije komunitetit ndërkombëtar.