E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrike e Jugut vriten 30 minatore

Eshtë konsideruar një masakër ajo në Afrikën e jugut kur pas përlesghjeve me policinë kanë mbetur të vrarë 30 minatorë. Minatorët ishin mbledhur të protestonin në minierën e platinit në Marikana, në Afrikëne Jugut. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Policisë në vend. Ndërkohë që ministry I policisë në një intervistë për në radio lokale ka deklaruar se të plagosurit janë të shumtë dhe duke parë gjendjen e rëndë numri i viktimave mund të rritet. Minatorët ishin future prej 12 orësh në nëj grevë urie për të ruajtur vendet e tyre të punës dhe kanë injoruar urdhërin e policisë për tu shpërndarë. Policia më pas ka ndërhyrë në galerinë e minierës ku dhe ka ndodhur masakra. Miniera ndodhet në veri perëndim të Johanesburgut. Ndërkaq Presidenti vendit Jakob Zuma tha se ishte i shokuar dhe i zhgënjyer për atë që e ka cilësuar si një nga operacionet më të pëgjakshme policore që nga udhëheqja e minoritetit të bardhë në vitin 1994.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›