Ahmadinexhad kunder Izraelit

“Vdekje Amerikës dhe vdekje Izraelit”- këto ishin parullat që me mijëra qytetarë iranianë kanë hedhur teksa prisnin fjalën e presidentit të tyre Ahmadinexhad. Ky i fundit është shprehur se në të ardhmen e Lindjes së Mesme nuk ka hapësirë për shtetin hebraik. “Tumori izraelit do të eliminohet së shpejti, ka vazhduar Ahmadinexhad, në të premten e fundit të muajit të shenjtë të ramazanit, që në vend përkon dhe ditën botërore të Jeruzalemit. Regjimi Zionist është një kancer. Së shpejti vendet e rajonit do ti japin fund pranisë së pushtuesve zionistë në tokën e palestinës, ka deklaruar Ahmadinexhad. Perëndimorët thonëse duan një Lindje të mesme të re por në Lindjen e Mesme nuk do të ketë më asnjë gjurmë të zionistëve ka deklaruar presidenti Iranian. Vetëm dy ditë më parë udhëheqja supreme iraniane, ajatollahu Ali Kamenei u shpreh se Izraeli është një përbërje zioniste artificiale dhe së shpejti do të zhduket nga horizonti I rajonit. Irani I penalizuar nga sanksionet perëndimore, rrezikon një sulm ushtarak nga ana e Izraelit apo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket çështjes së programit të tij bërthamor. Ndërkohë që revoltat popullore po rishkruajnë dhe nëj herë imazhin e rajonit, republika islamike po përpiqet që të ndalojë rënien e aleatit të saj më të ngushtë arab, presidentit sirian Bashar al-Assad.