Ahmadinejad: Izraeli është fyerje për njerëzimin

Agjencia AP transmetoi fjalët e presidentit iranian, sipas të cilit, ekzistenca e Izraelit është një “fyerje për tërë njerëzimin”, njofton agjencia AP. Komentet e tij presidenti, Mahmoud Ahmedinejad, i bëri në Universitetin e Teheranit.
Kjo deklaratë e Amhadinejad paraqet një prej sulmeve më të ashpra ndaj shtetit çifut, dhe atë në kohën kur në Izrael janë shtuar zërat për një sulm të mundshëm kundër kapaciteteve bërthamore të Teheranit.
Një armiqësi disadekadëshe i karakterizon raportet e Iranit dhe Izraelit.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Hamenei, e ka quajtur Izraelin një “tumor kancerogjen” që duhet larguar.
Nga ana tjetër, Izraeli e cilëson Iranin si kërcënim të madh, për shkak të programit të tij bërthamor.