E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pussy Riot shpallen fajtore

Vajzat e grupit muzikor Pusi Riot janë shpallur fajtore për vandalizëm të nxitur nga urrejtja fetare. Ka qenë gjykata e Moskës e cila kur ka lexuar vendimin, sipas të cilit vajzat rrezikojnë 7 vjet burg, është shprehur se performance e tyre ishte ofenduese, blasfeme dhe kundër rendit public. Gjyqtarja e cështjes gjithashtu është shprehur se kënga e vajzave ka fyer rëndë bindjet e besimtarëve ortodoksë. Nadezhda 22 vjec, Ekaterina, 30 vjec dhe Maria, 24 vjec kanë kënduar në 21 shkurtin e kaluar, të maskuara dhe me kitara elektrike një lutje pank në katedralen e Moskës duke I kërkuar Shën Mërisë që të hiqte Putin nga pushteti. Sipas gjykatësve teksti shprehte shumë qartë urrejtjen fetare, dhe objektivi I vajzave ishte të merrnin vëmendjen e besimtarëve më të brishtë. Prokuroria ka kërkuar 3 vjet burg. Gjykatësja e cështjes ka mohuar se vendimi kishte lidhje me politikën, por u shpreh se procesi ishte përqendruar më shumë në blasfemiën e tyre. Më shumë se 10 autobusë plot me ushtarë ishin parkuar jashtë ndërtesës së gjykatës ndërsa më shumë se 100 gazetarë kanë pritur vendimin. Dy bga vajzat e grupit kanë fëmijë të vegjël dhe avokatët e tyre janë treguar të gatshëm për ti adoptuar në mënyrë që të mos adoprohen nga familje të tjera. Liderja e Pusi riot, Nadia, kishte folur për fitore nga qelia e saj. Pavarësisht vendimit, ne dhe ju po fitojmë. Sepse kemi mësuar të rebelohemi dhe ta themi politikisht këtë. Ndërkohë mbështetësit e tre vajzave kanë shpallur një ditë mobilizimi në të gjithë botën, me marshime proteste nga Europa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kërkuar lirimin e tyre. Shuëm yje ndërkombëtare janë rreshtuar në krah të artisteve të reja si Madona, Bjork si dhe ish-anëtari i Bitëlls, Pol Mekartni. Mbrojta e vajzave ka kërkuar lirimin e tyre nga akuzat dhe ka deklaruar se do të apelojë çfarëdo lloj dënimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›