Nju Jork policia qellon qenin
Ky qen i racës Pitbull quhet Star, dhe kur u qëllua nga policia e Nju Jork-ut vetëm se po mbronte padronin e tij që ishte shtrirë në tokë. Padroni i qenit, i cili jeton në rrugë dhe është një i pastrehë, u ndje keq dhe shokët e tij kanë njoftuar policinë të ndërhynte pasi nuk mund t’i afroheshin atij për ta ndihmuar. Qeni i tij nuk lejonte asnjeri që t’i afrohej për t’i dhënë ndihmën e parë. Kur më vonë kanë ndërhyrë policët, qeni ka nisur t’i ndjekë. Agjenti i policisë i është kundërpërgjigjur duke i qëlluar. Tashmë qeni dhe padroni i tij janë jashtë rrezikut për jetën.