Jep doreheqjen shefi i policise norvegjeze
Shefi i policisë norvegjeze. Oestin Meland ka dhënë dorëheqjen si pasojë e një hetimi sipas të cilit masakra në Utoia mund të ishte ndaluar. Sipas asaj që raporton BBC, Anders Behring Breivik, autori i atentateve në Oslo dhe në ishullin e Utøia në 22 korrik, ku gjetën vdekjen 77 persona, mund të ishte ndaluar. Hetimi, i realizuar nga një komision i pavarur suedez, thotë se bomba e vendosur në Oslo mund të ishte identifikuar që të hënën, dhe se policia ka pasur kohë të mjaftueshme për të ndaluar Breivik që të shkonte në ishull. “Nëse ministri i drejtësisë dhe politikanët e tjerë nuk sqarojnë përfundimisht këtë çështje, për mua do të jetë e pamundur që të vazhdoj të mbaj këtë post, ka deklaruar Meland. Një nga faktet më të rënda që raportohet në këtë hetim është se dy agjentët e policisë që kanë mbërritur të parët në vend, nuk kanë ndërhyrë menjëherë por kanë vendosur të presin mbërritjen e dy kolegëve më ekspertë. Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg ka komentuar hetimin duke thënë se ishte i dëshpëruar për të gjitha gabimet e bëra dhe se merrte përsipër përgjegjësinë për ngjarjen. Procesi gjyqësor për Anders Breivik, që ka nisur në 16 prill, do të përfundojë në 24 gusht. Juria duhet të vendosë nëse Breivik do të qëndrojë në burg apo do të shtrohet në një spital psikiatrik.