Afrim Koci: Perkthimit, sot i mungon profesionalizimi
Ashtu si cdo vit, Dita Boterore e Librit ka nje tematike te caktuar, por kesaj here i dedikohet "Indeksit te perkthimeve" te UNECSO-s, bibliografia nderkombetare e perkthimeve qe perditesohet qe prej vitit 1932. Ne Shqiperi, kjo dite i eshte dedikuar perkthyesit te dhjetera autoreve boterore, Afrim Koci. Perkthyesi Koci e vleresoi aktivitetin kushtuar veprimtarise perkthyese te tij, e cila, sipas tij, nuk eshte individuale, por nje trashegimi e gjithe shkolles se perkthimit shqiptar. "Une kam qene nxenes i Petro Zhejit, dhe kam hipur ne ato shkalle qe kane ngritur ata me perpara", - tha Afrim Koci.
Pasi vleresoi perkthimin si nje profesion te veshtire, se ciles po t'i futesh eshte e veshtire te shkeputesh, Afrim Koci tha se sot perkthimi nuk eshte ne vendin e duhur. "Sot perkthimi ka shume defekte, nuk e bejne per pasion, por per jetese. Perkthimi nuk paguhet si duhet dhe s'ka kritere vleresimi per te percaktuar nivelet. Mungon nje klasifikim vlerash", - tha Koci. Ne diten kushtuar librit, perkthyesi ne shqip i dhjetera kulturave boterore, Koci, e vleresoi librin si nje pasuri qe te zhvillon moralisht, nje shok i mire. "Perkthimi eshte sikur futesh ne parajse dhe bisedon me nje njeri te mencur", - tha perkthyesi. Ne karrieren e tij 40-vjecare, qe fillon me botimin e pare ne vitin 1973 "Peshq te medhenj" te Orhan Hancerlioglu, Koci tha se sfida e tij me e madhe ka qene libri "Mali i magjik" i Tomas Mann, "per idete, kuptimin, nje liber filozofik, qe duhet ta zbertheje". I pranishem ne aktivitetin kushtuar Afrim Kocit, ministri i MTKRS-se, Aldo Bumci, tha se ne kete 100-vjetor duhet te vleresohen ajo plejade perkthyesish qe e njohen shoqerine shqiptare me trashegimine kulturore boterore. "Shembuj te gjalle si Koci apo Zheji duhet te jene frymezim per brezat e rinj, modele qe duhet te ndiqen", - tha Bumci. Nderkohe, koleget e tij, Shpetim Cucka dhe Piro Misha, vleresuan krijimtarine 40-vjecare te Afrim Kocit, si nje nga perkthyesit me te shquar te shkolles se perkthimit shqiptar, me nje rekord perkthimesh nga gjermanishtja, frengjishtja, polonishtja, cekishtja etj., qe nuk jane vetem sasiore, por edhe cilesore. Ne Biblioteken Kombetare u cel edhe nje ekspozite me perkthimet e Afrim Kocit, qe nga libri i pare, "Peshq te medhenj" 1973 e deri ne ate te fundit, "Seksi, Perendia, Morali" nga Johann Christoph Arnold. Duket se ka nje ndarje te botimeve, para dhe pas diktatures, por, sipas Kocit, ne te vertete nuk ka nje ndarje te tille, eshte vazhdimesi. "Epoka e komunizmit karakterizohej nga nje seriozitet profesional, kurse sot ka liri zgjedhjeje, por nuk ka profesionalizem", - tha perkthyesi i autoreve Ibsen, Tolstoi, Gete, Mann etj.