Pacientet, sherbimet qe marrin falas Sonila Isaku
Shtetasit shqiptare, te cilet kane nevoje per te marre nje sherbim shendetesor, 7 prej tyre mund t'i marrin falas. Sipas Drejtoreshes se Institutit dhe Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana, falas eshte urgjenca si per te rriturit ashtu edhe femijet. Nderkohe qe keta te fundit marrin falas cdo sherbim shendetesor. Po ashtu, ne kete liste renditen edhe kujdesi shendetesor per te rriturit, per grate dhe shendetin riprodhues, per te moshuarit po ashtu edhe kujdesi shendetesor mendor dhe promocionin dhe edukimin shendetesor. Nderkohe qe, tashme, sipas Hanes, karta e identitetit do te perdoret dhe si karte shendeti. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor po punon per dixhitalizimin e plote te te gjitha hallkave te sistemit shendetesor. Keshtu, jane farmacite jane lidhur on-line me ISKSH-ne, po hidhen ne kompjuter gjithe kartelat e qytetareve, te cilet jane te regjistruar ne qendrat shendetesore te lagjeve. "Ne kuader te projektit te qeverise, po punohet per dixhitalizimin e plote te te gjitha hallkave te sistemit shendetesor, me synim perdorimin ne te ardhmen te kartes se identitetit edhe si karte shendeti. Kjo forme do te lehtesoje qytetaret, do te kontrolloje dhe modernizoje sistemin me synim rritjen e transparences dhe shmangien e abuzimeve", - ka theksuar Hana. Sipas saj, ISKSH ka kontaktuar me ofruesit e sherbimeve, duke marre informacion real mbi gjendjen aktuale, duke iniciuar ngritjen e strukturave te reja administrative dhe plotesimin e tyre me personel te kualifikuar. "Ne funksion te marrjes dhe perpunimit elektronik te te dhenave te pacientit, ISKSH ndertoi softin kompjuterik te llogaritjes se kostos sipas sherbimeve mjekesore dhe diagnozave, duke e instaluar ne 39 spitale te kontraktuara, duke realizuar per here te pare perpunimin e te dhenave te karteles se pacientit ne menyre elektronike", - tha Hana. Sipas saj, ne te ardhmen, synimi i ISKSH eshte lidhja e metodave te financimit te spitaleve me ofrimin e paketave te sherbimit dhe realizimin e indikatoreve te performances si nje mekanizem, e cila do te ndikoje ne sigurimin dhe rritjen e cilesise se sherbimit mjekesor ndaj pacientit. Hana ka folur gjithashtu edhe per ligjin e ri te sigurimeve shendetesore, i cili do te plotesohet kete vit me aktet nenligjore ne menyre qe te hyje i plote ne fuqi ne vitin 2013. Fale ketij ligji, ISKSH shnderrohet ne Fond Sigurimesh dhe financimi i sherbimeve do te behet ne baze te paketave te percaktuara te sherbimeve shendetesore per cdo qender shendetesore apo spital.