Topalli: Institucionet te punesojne persona me aftesi te kufizuara
Sonila Isaku
Kryetarja Kuvendit, Jozefina Topalli, iu ka bere thirrje drejtuesve te institucioneve publike dhe private, te punesojne persona me aftesi te kufizuara. Sipas saj, kjo eshte forma me e mire e luftes kunder diskriminimit. Deklaratat Topalli i beri ne tryezen e rrumbullaket, ku u prezantua plani strategjik i veprimit 2012-2013 i komisionerit kunder diskriminimit. Topalli konfirmoi mbeshtetjen e palekundur per te bere cdo gje per mbrojtjen nga diskriminimi, ne mbeshtetje te plote te ceshtjes se te drejtave te njeriut. Kryetarja e Kuvendit tha se Shqiperia, si nje vend me shoqeri te hapur dhe te lire dhe qe ka si objektiv kombetar integrimin evropian, do te ece me ritmin e legjislacionit te BE-se ne drejtim te asaj qe eshte e drejta, humanizmi dhe barazia. "Jetojme ne nje shoqeri te hapur, nje shoqeri te lire, nje shoqeri qe synon dhe qe ka target e objektiv kombetar te behet anetare e Bashkimi Europian. Gjate kesaj periudhe, ne parlament kemi kaluar ligje te rendesishme ne mbeshtetje te njerezve me aftesi te kufizuar. Ne kemi nje baze ligjore, ne te cilin institucionet shteterore jane te detyruara te punesojne njerez me aftesi te kufizuara. Une jam shume e kenaqur qe te punesoj ne Kuvendit e Shqiperise persona nga keto kategori", - ka theksuar Topalli. Ajo mbylli fjalen duke i bere apel cdo institucioni, shteteror e privat, bizneseve te fushave te ndryshme, qe te tregojne pak dhembshuri, ta mendojme sikur e kemi brenda familjes nje person te tille. "Edhe keta njerez kane nevoje per ndihme, kane nevoje per mbeshtetje. Sigurisht nuk kane nevoje per meshire, sepse ata kane dinjitet", - perfundoi kryetarja e Kuvendit. Ne tryeze ishte i pranishem dhe ambasadori Sequi, i cili beri thirrje qe kategorite e diskriminuara te ndergjegjesohen dhe denoncojne, si dhe shteti te jape me shume fonde per luften kunder diskriminimit. Nga ana tjeter, Ministri i Punes, Spirko Ksera, gjate fjales se tij shprehu gatishmerine e institucionit qe drejton per te permbushur detyrimet ligjore dhe ato ne kuader te integrimit ne BE, ku prioriteti i 11 i Rekomandimeve per Shqiperine perfshin edhe mbrojtjen nga diskriminimi. "Marreveshja e nenshkruar disa muaj me pare mes Komisionerit dhe Ministrise se Punes, jo vetem qe formalizon bashkepunimin mes dy institucioneve, por jep edhe garanci me te medha ne mbrojtjen nga diskriminimi te individeve qe vijne nga grupet vulnerabel ne tregun e punes dhe ne aksesin ndaj sherbimeve. Njohja dhe mbrojtja e grupeve te vecanta nga diskriminim eshte detyrim i cdo institucioni, grupimi dhe individi", - ka pohuar Ksera.