E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrimi i samitit, Turqia pro Shqipërisë në NATO

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga autoritetet mё tё larta tё vendit. Anёtarёsimi i Shqipёrisё nё NATO ishte nё qendёr tё takimeve me autoritetet e larta turke. Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan si dhe Presidenti Abdullah Gyl rikonfirmuan mbёshtetjen e fuqishme tё Turqisë pёr anёtarёsimin e Shqipёrisё nё NATO. Nga ana e tij, ministri Basha theksoi se duke mbёshtetur anёtarёsimin e Shqipёrisё nё NATO, Turqia po bёhet njё aktor global qё ka nё qendёr tё politikёs sё saj ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim, ai falënderoi në veçanti autoritetet turke pёr mbёshtetjen e pakursyer tё Turqisё nё njohjen e shpejtё tё pavarësisё tё Kosovёs. Gjatё kёsaj vizite, ministri Basha i pёrcolli Presidentit Gyl mesazhin dhe dёshirёn e Presidentit Topi pёr t’u takuar nё njё kohё sa mё tё shpejtё, ftesё që u mirёprit nga Presidenti Gyl. Gjatё takimit u trajtua edhe vizita e ardhshme e kryeministrit turk Erdogan nё Tiranё.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›