Zbardhet lista e komunave që hyjnë pa vizë në Maqedoni
Shtetasit e të dy vendeve do të hyjnë dhe do të qëndrojnë pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh në çdo 180 ditë, sipas standardeve të BE-së
Habjon Hasani
Zbardhen të gjitha zonat (komunat dhe fshatrat) që do të “privilegjohen” në kalimin e kufirit me Maqedoninë. Sikurse parashikon dhe marrëveshja e nënshkruar më 19 shkurt të këtij viti, shtetasit e të dy vendeve do të hyjnë dhe do të qëndrojnë pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh në çdo 180 ditë, sipas standardeve të BE-së. Gjatë hyrjes apo qëndrimit, shtetasit nuk duhet të paguajnë asnjë taksë apo detyrim. Ky përcaktim eliminon çdo barrë apo barrierë mbi lëvizjen e lirë të shtetasve, duke e bërë hapësirën ndërmjet dy vendeve tona të ngjashme me hapësirën Shengen. Ndërkohë, për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, parashikohet hyrja në territorin e secilit vend pa vizë dhe më tej për diplomatët e emëruar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore pajisja me lejet e posaçme të qëndrimit sipas procedurave të shtetit pritës. Shtetasit që dëshirojnë të qëndrojnë përtej periudhës 90-ditore për arsye familjare, punësimi, studimi, etj. do të zbatojnë legjislacionin e secilit vend. Në këtë rast për qëndrime afatgjata në Republikën e Maqedonisë nuk është e nevojshme marrja e një vize afatgjatë, por shtetasi mund të hyjë pa vizë dhe më tej të pajiset me lejeqëndrimi pranë autoriteteve kompetente. Shtetasit që qëndrojnë për një periudhë afatshkurtër (90-ditore) nuk kanë të drejtë të punësohen dhe përgjatë kohës së qëndrimit të tyre janë të detyruar të respektojnë legjislacionin e vendit pritës. Secila palë mund të refuzojë hyrjen apo qëndrimin e shtetasve që i konsideron të papranueshëm apo të padëshirueshëm sipas kritereve të vendosura paraprakisht në legjislacionin e brendshëm.
Berisha
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i qeverisë tha: "Diskutuam për një seri çështjesh të tjera, me vullnet të plotë për t'i zgjidhur ato me hapa konkrete dhe një nga këto ishte marrëveshja për vizat, për të cilën mediat, që, për fat të keq janë bastionet e fundit të flamujve të rreckosur të nacionalizmave të vjetra, bënë aq shumë zhurmë në faqet e tyre, por ne u lamë atyre zhurmën dhe nënshkruam marrëveshjen". Ndërkohë, më i matur në deklarata ka qenë kreu i qeverisë maqedonase, Nikola Gruevski, i cili para mediave të të dy vendeve ka argumentuar se kjo marrëveshje u imponua nga një ligj i miratuar nga qeveria paraardhëse në vitin 2006. "Në mars të vitit 2006, qeveria e mëparshme e Republikës së Maqedonisë miratoi ligjin për të huajt, me të cilin e rregullon këtë çështje dhe që vizat për shtetasit e huaj të jepen vetëm në objektet diplomatike të vendit në atë vend. Hyrja në fuqi e këtij ligji parashikohej më 1 janar të këtij viti. Praktikisht, me vendimin e marsit të vitit 2006, ne u sollëm në këtë situatë në të cilën jemi dhe që sot të dyja qeveritë e tejkalojmë me firmosjen e kësaj marrëveshjeje", - theksoi kryeministri maqedonas.
Vlerësimi
Marrëveshja e re e vizave është vlerësuar edhe nga presidenti Topi, gjatë takimit me kryeministrin maqedonas. "Presidenti Topi ka përshëndetur dhe vlerësuar marrëveshjen për heqjen e vizave si një kontribut për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve tanë dhe si një vendim i rëndësishëm politik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve", - thuhej në njoftimin për shtyp të Presidencës.
BOX
Lehtësirat lidhur me qarkullimin në zonat kufitare:
1. Zgjerimi i përcaktimit të brezit kufitar nga 10 km në 20 km me shtrirje deri në 25 km, kur diktohet nga rrethanat e terrenit.
2. Përfituesit do të jenë banorët e zonave që jetojnë brenda hapësirës së përcaktuar si më lart, jo më pak se para 1 viti nga lindja e së drejtës. Ky kriter u përfshi në pasqyrim të rekomandimeve të BE-së për lidhjen e marrëveshjeve të tilla.
3. Përfituesit do të kenë të drejtë të qëndrojnë 7 ditë pa ndërprerje, për një periudhë 90-ditore në çdo 180 ditë.??????????????? Këto terma e lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e këtyre banorëve, duke pasur parasysh që marrëveshja ekzistuese i njeh atyre të drejtën e qëndrimit 24 orë, vetëm dy herë në muaj.
4. Gjatë kohës së qëndrimit, përfituesit mund të angazhohen në aktivitete fitimprurëse të karakterit ditor ose të përkohshëm, duke respektuar legjislacionin e secilit vend në fushën e punësimit.
5. Përfituesit kanë të drejtë të kalojnë kufirin me paraqitjen e një dokumenti/leje kalimi kufitar, me të cilin do të pajisen nga autoritetet e rendit për një periudhë 5-vjeçare. Për prodhimin e tyre, palët, sa më shpejt të mundin, do t'i referohen standardeve të sigurisë së BE-së.
Lista e fshatrave shqiptare që përfitojnë nga marrëveshja me Maqedoninë
RRETHI DIBËR
Qyteti Peshkopi
a) Komuna Maqellarë
1. Maqellarë
2. Pocest
3. Katund i Vogël (Obok)
4. Kërçisht i Poshtëm
5. Kllobçisht
6. Bllatë e Sipërme
7. Kërçisht i Sipërm
8. Bllatë e Poshtme
9. Majtare
10. Burim
11. Potgorce
12. Çernene
13. Fushë e Vogël
14. Kovashice
15. Gradec
16. Pesjake
17. Grazhdan
18. Popinare
19. Herbel
20. Erebare
21. Dovolan
22. Vojnike
b) Komuna Melan
1. Melan
2. Trepçe
3. Pjeçe
4. Pejk
5. Trene
6. Ilnicë
7. Begjunec
8. Rabdisht
9. Bellovë
10. Zagrad
11. Cerjan
12. Grevë
c) Komuna Tomin
1. Tomin
2. Pollozhan
3. Çetush
4. Dohoshisht
5. Selane
6. Ushtelenxe
7. Brezhdan Zdojan
8. Rashnapoje
9. Pilafe
10. Staravec
11. Shimçan
12. Bahute
13. Zimur
14. Hotesh
d) Komuna Sllovë
1. Shumbat
2. Sllovë
3. Dipjakë
4. Venisht
5. Palaman
6. Trojak
7. Sllatinë
8. Kalis
9. Vleshë
10. Kallë
e) Komuna Kala e Dodës
1. Vasie
2. Ploshtan
3. Ceren
4. Kullas
5. Shulla
6. Ujëmirë
7. Tejse
8. Radomirë
f) Komuna Kastriot
1. Vrenjt
2. Limjan
3. Sohodoll
4. Deshat
5. Borovjan
6. Brest i Epërm
7. Brest i Poshtëm
8. Kander
9. Kishavec
10. Vakuf
11. Kastriot
12. Fushë Kastriot
13. Kukaj
RRETHI BULQIZË
a) Komuna Shupenzë
1. Shupenzë
2. Vlashaj
3. Boçevë
4. Homesh
5. Kovashicë
6. Okshatinë
7. Zogjaj
8. Bllacë
9. Stushaj
10. Gjuras
11. Mazhicë
12. Topojan
b) Komuna Gjoricë
1. Gjoricë e Sipërme
2. Gjoricë e Poshtme
3. Çerenec i Sipërm
4. Çerenec i Poshtëm
5. Lubalesh
6. Viçisht i Sipërm
7. Viçisht i Poshtëm
c) Komuna Zerqan
1. Zerqan
2. Valikardhë
3. Pelardhi
4. Godvi
5. Krajkë
6. Sofraçan
7. Strikçan
8. Sopot
9. Zall Sopot
10. Smollnik
11. Tërnovë e Madhe
12. Tërnovë e Vogël
13. Zall Strikçan
d) Komuna Ostren
1. Ostren i Madh
2. Ostren i Vogël
3. Tuçep
4. Radovesh
5. Pasinkë
6. Lladomericë
7. Tërbaç
8. Kojavec
9. Lejçan
10. Miresh
11. Sepatov
12. Okshtun i Madh
13. Okshtun i Vogël
14. Oreshnje
15. Orzhanov
e) Komuna Trebisht
1. Trebisht
2. Trebisht bala
3. Trebisht muçine
4. Trebisht çelebi
5. Vërnicë
6. Gjinovec
7. Klenjë
RRETHI I LIBRAZHDIT
a) Bashkia Prrenjas
1. Prenjas
2. Prenjas Fshat
3. Rrashta
b) Komuna Rrajcë
1. Rrajcë
2. Rrajcë Fushë
3. Rrajcë Sutaj
4. Rrajcë Skënderbe
5. Bardhaj
6. Kovanik
7. Urakë
8. Kajtel
9. Kotodesh
c) Komuna Qukës
1. Qukës
2. Qukës Shkumbin
3. Qukës Skënderbe
4. Skroskë
5. Menik
6. Pishkash???????????/
7. Pishkash
8. Kakavec
9. Gurre
10. Berzershte
11. Fanjë
12. Dritaj
c) Komuna Hotolisht
1. Hotolisht
2. Vulçan
3. Dardhë
4. Kokrevë
5. Xhyre
6. Velçan
d) Komuna Qendër
1. Librazhd Qendër
2. Librazhd Katund
3. Gizavesh
4. Qarrishte
5. Dorez
6. Togez
7. Arrez
8. Babje
9. Spathar
10. Dragostun
11. Kuterman
12. Marinaj
13. Merqizë
e) Komuna Steblevë
1. Steblevë
2. Fushë Studen
3. Zabzun
4. Borovë
5. Llangë
6. Sebisht
7. Moglicë
8. Prodan
f) Komuna Lunik
1. Lunik
2. Zgosht
3. Letem
4. Kosharisht
5. Prevallë
6. Dranavicë
7. Kodstenjë
RRETHI I POGRADECIT
Qyteti i Pogradecit
a) Komuna Buçimas
1. Buçimas (Starovë)
2. Tushemisht
3. Gurras (Zagorçan)
4. Remenj
5. Gështenjas (Zërvaskë)
6. Vërdovë
7. Baçallëk
8. Peshkëpi
b) Komuna Hudenisht
1. Hudenisht
2. Memelisht
3. Piskupat
4. Buqezë
5. Lin
6. Çervenake
c) Komuna Çerravë
1. Çerravë
2. Leshnicë
3. Blacë
4. Alarup
5. Bletas
6. Pretushe
7. Grabovicë
8. Nizhavec
d) Komuna Proptisht
1. Proptisht
2. Verri
3. Golik
4. Zall Tor
5. Rrodokal Super
6. Rrodokal
7. Poshte
8. Homesh
9. Kriçkovë
10. Homçan
11. Slatinë
12. Baribardhë
13. Selcë e Poshtme
e) Komuna Beragozhd
1. Beragozhd
2. Stropckë
f) Komuna Trebinjë
1. Trebinjë
2. Pleshisht
3. Zemçe
4. Hoshteçe
5. Selcë e Sipërme
6. Kalivaç
7. Pervelan
8. Potgozha
9. Dunicë
RRETHI I KORÇËS
a) Komuna Liqenas
1. Goricë e Madhe
2. Kallamas
3. Goricë e Vogël
4. Gollomboc
5. Diellas
6. Liqenas
7. Zaroshkë
8. Cerje
9. Lajthizë
10. Leskaj
b) Komuna Pojan
1. Burimas
2. Zvezde
3. Shingjergj???????????
4. Pojan
5. Pendavinj
6. Terovë
7. Plase
8. Zemblak
9. Rembec
10. Rov
11. Orman
12. Pojan
c) Komuna Bulgarec
1. Dishnicë
2. Belorta
3. Kuç i Zi
4. Neviçisht
5. Malavec
6. Shamoll
28 Shkurt 2008