Organizata Botërore e Punës: “Pagesa e papunësisë të jetë sa gjysma e pagës së profesionit”
Rritja e pagesës së papunësisë në masën e 740 lekëve është bërë edhe në kuadër të kërkesave të Konventës Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Punës, ku edhe Shqipëria bën pjesë. Por Neni 14 i kësaj konvente thotë shprehimisht se qeveritë duhet të zbatojnë programin e saj që thotë se pagesa e papunësisë duhet të jetë 50 për qind në raport me pagën ku ka punuar i papuni. Me pak fjalë, në rast se një mësues ngelet pa punë dhe regjistrohet si i tillë, shteti duhet t’i paguajë si pagesë papunësie gjysmën e pagës që ka pasur si mësues dhe jo 5 980 lekë në muaj sa ka vendosur qeveria. Ndonëse kjo është një konventë ndërkombëtare, qeveria shqiptare duket se e ka injoruar. Ministria e Punës, në respektim të kësaj konvente, kërkoi 20 për qind rritje të pagesës së papunësisë por kjo u kundërshtua nga Ministria e Financave.
28 Shkurt 2008