E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupa ushtarake italiane tranzit përmes Shqipërisë

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme vendimin për lejimin e kalimit tranzit të disa trupave ushtarake italiane përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky vendim merret me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të ligjit “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”. Vendimi parashikon lejimin e kalimit tranzit përmes territorit të Republikës së Shqipërisë të katër konvojeve ushtarake italiane, nga të cilat konvoji i parë me 16 automjete dhe 32 trupa, konvoji i dytë me 16 automjete dhe 32 trupa, konvoji i tretë me 10 automjete dhe 20 trupa, si dhe konvoji i katërt me 13 automjete dhe 26 trupa, në itinerarin Qafë Thanë-Durrës, më datën 1 mars 2008. Gjatë itinerarit të lëvizjes, trupat dhe automjetet italiane do të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›