E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e Kosovës, Topalli merr siguri nga Sllovenia

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti ditën e djeshme në zyrën e saj ambasadorin e ri të Sllovenisë për Shqipërinë, Alain Brian Bergant. Ai mbështeti hapur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe dha garanci për kryetaren Topalli se Sllovenia më 4 mars do të votojë për njohjen e shtetit të Kosovës. “Jam shumë e kënaqur për klimën e mirë të bashkëpunimit mes forcave politike veçanërisht në reformën në drejtësi, një nga reformat thelbësore në një shtet të së drejtës. Besoj se kjo klimë do të vijojë edhe për reforma të tjera. Marrja e ftesës së vendeve të A3-shit në Samitin e Bukureshtit do të ishte një hap i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon”, - u shpreh Topalli. Kryetarja Topalli shprehu ngushëllimin e saj dhe në emër të Kuvendit për humbjen e jetës së ish-kryeministrit dhe Presidentit të Sllovenisë, Janez Drnovsek.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›