E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrohet Napoli

Napoli i është përgjigjur Juventusit në Serinë A italiane duke fituar 5-1 ndaj Peskarës në ndeshjen e javës së 15-të të kampionatit. Skuadra vendase pati epërsi të plotë nxitur nga forma e shkëlqyer e dy prej lojtarëve të saj, Kavani dhe Inler, të cilët shënuan nga dy gola.
Peskara arriti momentalisht të shkurtonte rezultatin në 2-1 në pjesën e parë, por nuk pati forca për më shumë, madje në fillim të pjesës së dytë mbeti me 10 futbollistë në fushën e lojës.
Me këtë sukses, napolitanët u afruan sërish me Juventusin kampion, që mban vendin e parë në renditjen e Serisë A. Të kaltrit kanë 33 pikë pas 15 ndeshjeve, ndaj 33 të torinezëve dhe duket se do të jenë sfiduesit kryesor për titullin kampion, veçse në luftë mbeten dhe Fiorentina e Interi.
Napoli është skuadra e dytë me më shumë gola të shënuar në ligë deri tani, plot 28, duke mbetur vetëm prapa Juventusit që ka realizuar 32.
Gjatë ditës së sotme, në Serinë A luhen edhe 7 ndeshje të tjera, ku spikasin ato mes Interit dhe Palermos në Milano dhe dueli mes Fiorentinës dhe Sampdorias që luhet në mbrëmje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›