Badstuber përfundon sezonin

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Holger Badstuber do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në Bundesligë pas lëndimit në një ligament të gjurit në barazimin 1-1 me Borussia Dortmundin të shtunën.
Badstuber i cili sapo u rikuperua nga një dëmtim muskulor dhjetë ditë më parë, u rrëzua keq pas një dueli me mesfushorin e Dortmundit, Mario Gotze në pjesën e parë të takimit në Allianz Arena.
Bayern konfirmoi mungesën e reprezentuesit gjerman deri në maj të vitit 2013. “Badstuber pritet të rikthehet pas gjysmë viti”, thuhej në komunikatën e Bayernit.