E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, një gol larg Mullerit

Kur gjermani Gerd Muller në dhjetor të vitit 1972 shënoi rekord të ri për numrin e golave të shënuar brenda një viti kalendarik, 85, duke tejkaluar Pelen, shumëkush kishte menduar se ish ylli i Bayern Munichut dhe Kombëtares gjermane do të mbetet i pamposhtur.

Por, kanë kaluar 40 vite dhe në skenë është një futbollist i cili është vetëm një gol larg barazimit të rekordit.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi shënoi dy herë në fitoren 5-1 ndaj Athletic Bilbaos të dielën duke u ngjitur në kuotën e 84 golave deri më tani gjatë vitit 2012. Tani, argjentinasi do të hidhet në kërkim të tejkalimit të Mullerit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›