Presidenti i Arsenalit pëson sulm në zemër

Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood ka pësuar sulm në zemër dhe është duke u rikuperuar në spital.
76 vjeçari është nën trajtim mjekësor nga dita e premte kurse gjiganti londinez nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare njoftoi se: “Ai është duke u rikuperuar pas një sulmi në zemër”.
“Peter është duke u trajtuar në spital. Ai është duke bërë shërim të mirë. Klubi i uron atij një rikuperim sa më të shpejtë në shëndet të mirë dhe shpreh përkrahje për të dhe familjen e tij”, thuhej në vazhdim të komunikatës.