Kreshpan, varre në kopshtet e banesave
24/12/2008 Nuk ka vend në varreza. Banorët: Po jetojmë në terror, frika dhe ndotja e ujërave
FIER- Vazhdon të mungojë vendi i përcaktuar si varrezë në fshatin Kreshpan të komunës së Cakranit në rrethin e Fierit. Banorët e këtij fshati disa herë e kanë ngritur problemin në fjalë, por gjendja vazhdon të mbetet alarmante. Për të sfiduar këtë mungesë të vendit për të ndjerët, familjarët e Kreshpanit kanë çelur vendvarreza pranë oborreve të tyre, duke i varrosur të afërmit fare pranë shtëpive. Edhe pse një zgjedhje paradoksale banorët mbeten të varrosur karshi këtij problemi pasi, siç pohojnë ata vetë ka rreth tre vjet që u mohohet e drejta e kryerjes së riteve mortore ashtu siç e do zakoni për ata që largohen nga kjo botë. "Është e dhimbshme, por e vërtetë. E ndjejmë kërcënimin të përditshëm faktin që pranë shtëpisë kemi varrin e një të afërmi. Nuk është vetëm familja jonë, ajo që ka bërë një zgjidhje të tillë. Pothuajse në të gjitha shtëpitë e fshatit, diku në oborr, ndodhet i groposur një prej të afërmve dhe ky është një tmerr i vërtetë. Nuk u tregojmë fëmijëve për një gjë të tillë, pasi frikësohen, por dhe ne jemi të bindur se nuk është e drejtë një gjë e tillë. Na detyrojmë kushtet që t’i kthejmë kopshtet në varreza, e të vendosim lule aty ku në të vërtetë lulet duhet të çelin natyrshëm", shprehet një prej banoreve të fshatit, e cila tregon ndër të tjera se përditë përballëm me frikën se ku do të varrosin të afërmit, edhe pse nuk e urojnë një gjë të tillë. Pikërisht në një prej shtëpive të "fshatit varrezë" ndodhen të groposur fare pranë themeleve një çift të moshuarish, të cilët kanë ndërruar jetë vetëm vitin e kaluar. Ndërtesa ka mbetur e braktisur dhe dy varret kanë mbetur të shkretë, pasi nuk ka njeri që të kujdeset për ta. "U vendosim lule një herë në kaq kohë. Ne si fshat vendosëm t’i varrosnim pranë njëri-tjetrit në oborrin e shtëpisë pasi në varreza nuk gjen asnjë pëllëmbë vend. Nuk kanë askënd që t’u vendos një qiri te koka. Në varreza do të ishte më ndryshe, dikush do t’i pastronte varrin, në oborrin e shtëpisë nuk futet askush". Përveç problemit të makthit e frikës, banorët e fshatit shprehen se ndjehen tepër të rrezikuar edhe për faktin se një groposje e tillë e trupave, jashtë vendit të përcaktuar, rrezikon seriozisht jetën e tyre. Vetë struktura kodrinore e fshatit Kreshpan i bën banorët që të pinë ujë nga burimet e tij. Dekompozimi i trupave, sipas banorëve, mund të sjell ndotje dhe epidemi nëpërmjet filtrimit nga nëntoka. "Ka gjithandej varre. Jemi mësuar tashmë me idenë që varrezat ndodhen në çdo shtëpi, por më shumë i trembemi pasojave që sjellin këto varreza. Trupat e pajetë dekompozohen, e në bashkëveprim me ujërat e nëntokës shkarkohen në burime e çezma, që i përdorim edhe për të pirë.