E Diel, 1 Nëntor 2026

Aftësitë e kufizuara, mbi 4500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë

Mbi 4500 fëmijë me aftësi të kufizuara nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të barrierave ndërtimore në shtëpi, rrugë, shkollë. "Ne kemi miratuar një manual të ri mbi standardet e reja në bazë të së cilave duhet të ndërtohen shkollat. Aty përfshihet gjithçka, duke nisur nga rampet dhe një sërë zgjidhjesh të tjera arkitektonike, të cilat ja bëjnë më të lehtë fëmijës me aftësi të kufizuar që të shkojë në shkollë, klasë, në tualet", deklaroi zv.kryeministri Genc Pollo. Fondacioni shqiptar i të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara, me mbështetjen e USAID-it ka monitoruar punën e bërë nga qeveria për zbatimin e strategjisë së hartuar për këtë kategori. Gjatë sondazhit të kryer nga FSHDPAK, më tepër se gjysma e këtyre familjeve raportojnë se jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Anastas Duro, deklaroi se këtë vit është shtuar numri i përfituesve të pensionit të invaliditetit, duke shkuar në mbi 100 mijë vetë. Të dhënat e raportit të monitorimit u grumbulluan përmes dy vëzhgimeve në 6 rajone të vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë. Analiza e gjetjeve tregon se ka pasur progres në 41% të të gjitha masave. Këta persona vlerësojnë me nota pakaluese shanset e ofruara për formim profesional dhe punësim. Ata mendojnë se mbi 102 mijë persona të njohur zyrtarisht nuk trajtohen si qytetarë me të drejta të barabarta dhe vazhdojnë të ndeshen me diskriminimin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›